Drejtori i Qendrës Kombëtare për Luftën kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara dha dorëheqje sot, të martën, duke u bërë zyrtari i parë dhe më i lartë në administratën e presidentit amerikan Donald Trump që largohet për shkak të luftës ndaj Iranit. Ai deklaroi se Teherani nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në.
Joseph Kent shkroi në një letër drejtuar Trumpit, e publikuar në platformën X:
“Nuk ndihem i qetë në ndërgjegje duke mbështetur luftën që po zhvillohet në Iran. Irani nuk ka paraqitur ndonjë kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë, dhe është e qartë se ne e kemi nisur këtë luftë si rezultat i presionit nga Izraeli dhe grupet e tij të ndikimit”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
