11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Djali i Presidentit Morsi: mrekullitë që pash gjatë varrimit të babait tim

Më të lexuarat

Në një shkrim të publikuar në ueb faqen egjiptiane ‘Masralnaharda’, Abdullah Muhamed Morsi, djali i vogël i ish Presidentit Muhamed Mursi, tregon disa nga përjetimet e mahnitshme që kishin kaluar gjatë përgatitjes së funeralit, larjes dhe varrimit të babait të tyre.

Më 17 qershor 2019, Muhamed Mursi ndërroi jetë pas daljes në gjykatë, ku ishte neglizhuar në maksimum tretmani mjekësor nga autoritet e Egjiptit të ardhur në pushtet pas puçit. Lidhur me atë çfarë kishte parë gjatë procesit të varrimit, Abdullahi ka shkruajtur:

“Ne, familja e dëshmorit Muhamed Morsi, ju tregojmë disa nga shenjat e mira që ndodhën gjatë përgatitjes së trupit të tij të nderuar për në botën tjetër. Ajo çfarë mbetet është shpirti i tij, veprat e tija dhe reputacioni, për aq kohë sa Allahu urdhëron ta kujtojmë dhe të bëjmë dua për të.

E shikuam për herë të fundit në spitalin e burgut Turra përpara se ta lajmë, ta veshim me qefinë, të i falim namazin dhe pastaj ta varrosi. Allahu e mëshiroftë dhe e pranoftë në mesin e dëshmorëve.

Të gjithë ne 4 djemtë e tij u futem në vendin ku po qëndronte babai jonë, duke përfshirë edhe vëllain Osama Morsi – i cili është i burgosur për disa akuza – sikur vëllai Seid Morsi dhe gruaja e tij. Me ne ishin edhe një grup i madh i përfaqësuesve të puçistëve nga ushtarakët. Kur u futëm, e gjetëm fytyrën e babait tonë ndryshe që e shihnim herëve të tjera. Ai dukej shumë i frustruar dhe i shqetësuar. Gjatë procesit së larjes ne ndaluam përfaqësuesit e puçit të futen në dhomën e larjes. Pasi mbyllëm derën, ne shikuam përsëri në presidentin dëshmorë, i cili pak më parë dukej i vrenjtur, ndërsa tani dukej i qetë.

Filluam të bëjmë dua për të dhe ta puthim në ballë. Fytyra e tij filloji të ketë një dritë të dukshme dhe një buzëqeshje të qartë. Ne të gjithë ishim të habitur nga ajo çfarë po shihnim. Fytyra e tij ndryshoi komplet kur me ne ishin edhe junta-ushtria kriminele! Kjo nuk ishte një mrekulli, por disa nga shenjat e Zotit si dhuratë për neve.

Sa po e përfunduam larjen e trupit të tij, ezani i namazit të sabahut filloi të thërras. Këtë e pamë si një mesazh hyjnor. Për një fakt të vetëm se babai jonë kurrë nuk e la namazin e sabahut, bile atë duke e falur në xhami. Bile edhe kur ishte i burgosur, ai do të thërriste ezanin i vetëm dhe do të falej në kohë.
Ndërsa ezani vazhdonte, fytyra e babait tonë dukej edhe më e gëzuar, që bëhej vetëm me e ndritshme e më ndritshme. Ne e ndiem qetësinë dhe mëshirën e Allahut që po zbriste mbi ne. Neve familjes së Morsit, na dukej si një shenjë dhe dhuratë. Këtë gjë ne e interpretuam unanimisht se vjen si shkak që babai jonë refuzoi shtypjen dhe padrejtësinë me zemër, gjuhë, fytyrë dhe shpirtin e tij. Kur ai ishte me kriminelët puçistë fytyra e tij ishte e vrenjtur, por kur iu kthye familjes së tij, fytyra e tij ndryshoi duke shfaqur një lloj lumturie.
Melodia e ezanit na përkujtoi lidhjen e babit tonë me namazin e sabahut, një reflektim i lidhjes dhe bindjes ndaj Allahut, dhe ky mesazh po na jepej përmes fytyrës së babit tonë. Kjo na jepte forcë dhe siguri.

Nuk lejuam që asnjë nga kriminelët që mbajnë trupin e tij të pastruar. Atë e quam në xhami ne 4 djemtë e tij. Falëm namazin e sabahut dhe nuk lejuam asnjë nga kriminelët të falin namazin e xhenazes së babit tonë. Ne u lutëm që Allahu ta pranonte atë dhe ta bënte atë një nga dëshmorët.

Ne e çuam atë në makinë dhe e ulëm në varrin e tij, në afërsi të udhëzuesve të tij të dashur të Vëllazërisë Muslimane dhe figurave të tyre në qytetin e Nasrit. Varri i tij ishte pranë kolegut të tij të dashur, muxhahidit dhe dëshmorit, Muhamed Mehdi Akef (i cili gjithashtu vdiq në paraburgim). Pasha Allahun e pamë trupin e tij njëjtë ashtu sikur vdiq (Shtator 2017). Nuk kishte ndryshuar aspak. Ishte ngushëllim që na dha një rehati.

Kur e vizituam babanë tonë në Shtator 2018, gjëja e parë që pyeti ishte për Ustadh Akefin. E informuam se ai ka ndërruar jetë dhe ka shkuar tek Zoti, e babai jonë na e kthehu: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Do ta takojë atë tek burimi i ujit të Profetit tonë me lejen e Allahut”.

Muhamed Akef ishte baba dhe shembull për Presidentin (Allahu e mëshiroftë). Allahu i bëri bashkë të gjithë ata në jetën e tyre për të vërtetën dhe i bëri bashkë edhe në varre, miq dhe dëshmorë, siç kemi shpresë për ta e Allahu e di më së miri.

E lëshuam babanë tonë në varrin e tij dhe e zbuluam fytyrën e tij. Fytyra e tij dukej si një hënë e plotë, ndërsa qëndronte në mesin e dëshmorëve dhe luftëtarëve të vjetër. E lusim Allahun që ti mbledh të gjithë në Ahiret për ti futur në Xhenet me të shëmbëlltyrën e tyre të dashur, që Allahu e ka zgjedhur, Profetin Muhamed alejhi selam. E lusim Allahun të na i largojë vështirësitë, shtypjen dhe fatkeqësitë që po kalon umeti jonë dhe na udhëzoftë të gjithëve neve tek e vërteta”./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit