9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Disa çaste dhe gjithçka ndryshoi

Më të lexuarat

Shumë prej tyre u zgjuan nga dridhjet e tërmetit që i befasoi dhe s’dinin çtë bënin. Disa shqiptonin shehadetin që të ishte fjala e tyre e fundit për t’u ndarë nga kjo dynja. Shumica u ngritën në panik duke dashur të
arratisen, të ikin larg, por..
Ku të ikin?!
Te kush të drejtohen?!
Ku të shkojnë?!
Si mund të shpëtojnë nga kjo që po ndodh?!
Nuk ka asnjë strehë mbrojtëse dhe shpëtim përveçse tek Allahu.
Kanë mjaftuar 40 sekonda që të ndjejmë shkallën e dobësisë sonë dhe se Zoti ynë, i Lavdëruar dhe i Lartësuar, është në gjendje të na shkatërrojë në sekonda dhe para se ne ta ndjejmë atë.
Këto janë argumente të qarta për njerëzit që mendojnë se nuk ka shpëtim përveçse tek Allahu; prandaj kthehu tek Ai para se të jetë vonë!

#Reflektim

@AdelinaKucana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit