10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dikur me qytetërim brilant, ç’ndodh sot me muslimanët në Spanjë?

Më të lexuarat

Islami në vendin Iberik, dhjetëfishim besimtarësh në tre dekada

Sekretari i Komisionit Islam në Spanjë, Mohamed Ajana, tha se popullsia muslimane në atë vend është dhjetëfishuar në tre dekadat e fundit dhe ka tejkaluar shifrën prej 2.5 milionë, transmeton Anadolia.

“Popullsia muslimane në Spanjë është dhjetëfishuar në 30 vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në Spanjë jetojnë 2.5 milionë myslimanë dhe sipas shifrave jozyrtare rreth tre milionë muslimanë”, tha Ajana.

Duke theksuar se popullata myslimane në Spanjë në të kaluarën konsiderohej ekskluzivisht emigrante, Ajana tha se kjo popullsi tani ka një vend të rëndësishëm në mesin e qytetarëve të Spanjës.

Ajana deklaroi se më shumë se një milion muslimanë kanë nënshtetësinë e Spanjës dhe se në mesin e muslimanëve në Spanjë ka emigrantë, por edhe nga ata që kanë origjinë spanjolle.

Duke shpjeguar se popullsia muslimane në Spanjë përbëhet kryesisht nga njerëz nga Maroku, Pakistani, Bangladeshi, Senegali dhe Algjeria, Ajana tha se shumica e tyre jetojnë në rajone të industrializuara si Katalonia, Valencia, Andaluzia dhe Madridi.

Ajana tha gjithashtu se aktualisht ka 53 federata islame që i shërbejnë komunitetit musliman në Spanjë dhe se ka rreth 2000 xhami, duke përfshirë 15 të mëdha.

Ramazani është një muaj i veçantë në jetën e muslimanëve në të gjithë botën, kështu që muslimanët në Spanjë gjithashtu intensifikojnë aktivitetet shoqërore dhe forcojnë unitetin në atë muaj.

“Programet kolektive si lutja e iftarit dhe teravitë në Ramazan janë shumë të rëndësishme. Ftojmë fqinjët tanë jomuslimanë në programet tona të Ramazanit. Është shumë e rëndësishme të përcjellim mesazhin se duhet shtrirë ky unitet edhe në muajt e tjerë”, tha Ajana.

Sekretari i Komisionit Islam vazhdoi duke thënë se muslimanët që jetojnë në pjesën tjetër të Spanjës kërkojnë të drejtën e ditëve të pushimit gjatë dy Bajrameve.

Ashtu si fetë e tjera monoteiste, edhe muslimanët, përkatësisht Komisioni Islam, që nga viti 1992 kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me institucionet përkatëse shtetërore në Spanjë dhe Ajana tha se ka shumë probleme për të cilat ende po punohet për t’i zgjidhur.

Problemet më të zakonshme me të cilat përballet komuniteti musliman në Spanjë janë vështirësitë në marrjen e lejeve për ndërtimin e xhamive dhe varrezave muslimane. Pavarësisht nga numri i muslimanëve, në Spanjë ka vetëm 40 varreza.

Ajana tha se, pavarësisht problemeve, muslimanët në Spanjë kanë bërë përparim të dukshëm në lirinë fetare dhe të drejtat sociale. Çdo shkollë me të paktën dhjetë fëmijë muslimanë ka të drejtë të punësojë një mësues feje për këta fëmijë, gjë që është aktualisht në 148 shkolla.

Duke kujtuar se periudha islame andaluziane ishte 711-1492. historikisht e rëndësishme në Spanjë, Ajana tha se është e nevojshme të fokusohemi në realitetin e sotëm, pa u kushtëzuar nga e kaluara.

“Muslimanët në Spanjë duhet të krijojnë një bashkëjetesë të përsosur, të pajtueshme me realitetin e sotëm, duke krijuar përvojat e tyre sociale. Është e nevojshme të shmanget krijimi i diskutimeve të panevojshme për konflikte jashtë Spanjës”, përfundoi Ajana.

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit