9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dhuruesit e organeve tani gjenden edhe në Facebook

Më të lexuarat

Facebook së fundmi ka shtuar një opsion të ri për të treguar në profilin tuaj nëse jeni person që dhuroni organe.

Nisma është themeluar me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me dhurimin e organeve dhe në të njëjtën kohë për të krijuar lidhje mes njerëzve që kanë nevojë për transplant dhe dhuruesve. 

Shërbimi tani është aktiv vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, por mund të zgjatet në muajt e ardhshëm edhe në vende të tjera.

Rrjeti shoqëror ka rreth 161,000,000 anëtarë të regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë deklarojnë se rreth shtatë mijë njerëz vdesin çdo vit duke pritur për një transplant.
/ma.ar/BalkanWeb/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit