Dhuna në Siri, Hollande dëbon ambasadorin

0
34

Presidenti i Frances, Francois Hollande është shprehur se tani ka ardhur koha që ambasadori i Sirisë që ndodhet në Francë të largohet për shkak të dhunës së vazhdueshme që zhvillohet në Siri.

Dhuna e qeverisë siriane ndaj civilëve në Siri është e papranueshme nga vendet perëndimore ndaj edhe po merren këto masa drastike ndaj përfaqësuesve të Sirisë në këto vend.

Hollande u shpreh për gazetarët se, ambasadori sirian do të largohet nga Franca ose sot ose nesër. Ai nuk ka bërë asnjë koment tjetër veç lajmit të largimit të ambasadorit sirian nga Franca. Ky vendim drastik erdhi si pasojë e masakrës së fundit që u shënua në Siri ku mbetën të vrarë rreth 100 persona ku 32 prej tyre ishin fëmijë./kohaislame/