12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shkaqet e kruajtjes së lëkurës së kokës dhe zgjidhjet

Më të lexuarat

Kruajtja e lëkurës së kokës mund të lidhet me shkaqe të ndryshme. Shampoja, sapuni që përdorim apo problemet psikologjike mund të bëhen shkak për këtë problem.

Shkaqet e kruajtjes

Shkaku i kruajtjes së lëkurës së kokës mund të jetë dhe ndonjë sëmundje lëkure. Veçanërisht sëmundje si fruthi apo lija e dhenve mund të bëhen shkak për kruajtjen dhe ashpërsimin e lëkurës në zonën e kokës.

Nuk mund të rrimë pa përmendur dhe sëmundjen e kërpudhës. Infeksionet e kërpudhës mund të zënë vend në shkaqet kryesore të kruajtjes. Këto infeksione mund të shkaktojë kruajtje në zona të ndryshme të trupit, përfshirë kokën. Të mos harrojmë dhe parazitët që gjithashtu mund të shkaktojnë kruajtje të kokës.
Kruajtja në zonën e kokës shtohet më shumë gjatë muajve të verës, kur ajri është i lagësht dhe i nxehtë. Lagështira është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e kruajtjeve. Në kushte të tilla, trupi i lagur nga djersa është më i përshtatshëm për kruajtje.

Edhe stresi, mërzia, problemet emocionale e të tjera, janë disa nga shkaqet e kruajtjes së kokës. Krahas kësaj, kruajtja mund të lindë edhe nga ilaçet. Për këtë arsye duhet mësuar mirë nëse ilaçet e përdorura shkaktojnë efekte anësore, të tilla si kruajtja.

Mund të hasim edhe kruajtje të lidhura me ushqimin dhe alergjitë nga ushqimet. Gjithashtu, tek meshkujt mund të shfaqen kruajtje në fytyrë pas rruajtjes. Këto kruajtje kalojnë vetë pas disa ditësh.

Ne radhitëm disa nga shkaqet që mund të shkaktojnë kruajtje të lëkurës së flokëve apo zonës së kokës. Krahas këtyre, mund të themi se kruajtjet shkaktohen edhe në rast të zbokthit, parazitëve, moslarja e shpeshtë e flokëve, mosshpërlarja mirë dhe mbetja e shampos. Në radhë të parë duhet treguar kujdes ndaj pastërtisë dhe higjienës, për t’u mbrojtur nga kruajtjet.

Zgjidhje bimore për kruajtjet e lëkurës së kokës

Merrni 50 ml uthull molle dhe ngroheni, por jo ta vloni, dhe brenda hidhini gjethe hithre. Më pas lëreni të ftohet dhe kullojeni. Shpërlajeni kokën duke i bërë masazh me ujin e ngrohtë të përzierjes së mësipërme. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit