Përplasje në krye të IOR, Banka e Vatikanit shkarkon Presidentin

0
33

ROME – Përplasje e jashtëzakonshme në krye të IOR, Banka e Vatikanit. Presidenti Ettore Gotti Tedeschi është shkarkuar nga detyra pak para se të jepte dorëheqjen. Aplikimi i ligjit mbi transparencën dhe riciklimin dhe skandali “VitiLeaks” (publikimi i dokumentave të rezervuara të Selisë së Shenjtë) janë disa prej motiveve të këtij gjesti të rrallë që sipas medias italiane “do të ketë pasoja të rënda”.

Pikësëpari, Vatikani rrezikon të mos hyjë në listën e vendeve të impenjuara në luftën kundër pastrimit të parave.

Vendimi i votuar në unanimitet nga Këshilli i Bankës vjen pasi Gotti Tedeschi “nuk ka kryer disa funksione të një rëndësie primare për rolin e tij”, thuhet në një komunikatë të IOR.

I kontaktuar nga ANSA, i akuzuari ka preferuar të mos kundërpërgjigjet: “Më mirë të hesht, do të më duhej të thoja vetëm fjalë të këqija”.

“Anëtarët e Këshillit janë të trishtuar – thuhet në komunikatën e Bankës – për ndodhitë që çuan te ky shfuqizim, por konsiderojnë se veprimi është i rëndësishëm për të ruajtur vitalitetin e Institutit. Këshilli tani shikon përpara në procesin e zgjedhjes së një Presidenti të ri të shkëlqyer, që do të ndihmojë Institutin që të rivendosi marrëdhënie efikase dhe të gjëra me komunitetin financiar, të bazuara në respektin reciprok të standardeve bankare ndërkombëtarisht të pranuara”./kohaislame/