16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kajro – 24 të vdekur pas përplasjes men një treni dhe një minibusi

Më të lexuarat

24 persona, shumica nga e njëjta familje, humbën jetën pas përplasjes mes një treni mallrash dhe një minibusi në jug të Kajros, njoftoi policia dhe televizioni shtetëror egjiptian.

Në aksidentin që ndodhi në lagjen Giza, 40 km në jug të kryeqytetit të vendit, u plagosën edhe 28 persona të tjerë.

Treni i mallrave ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi dhe në kalimin në nivel u përplas me një autobus që transportonte udhëtarë dhe me dy makina transporti.

Njoftohet se autobusi transportonte familjet që ktheheshin nga një dasmë.

Mësohet se të plagosurit u shtruan në spitalet përreth dhe gjendja shëndetësore e disave prej tyre është e rëndë.

Në Egjipt ndodhin shpesh aksidente hekurudhore për shkak kjo të shinave të vjetëruara dhe nivelit të ulët të sigurisë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit