10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

DHJETË FAKTE QË ZBARDHIN KONTRIBUTIN E PEJGAMBERIT(alejhi selatu ue selam) PËR MBARË NJERËZIM

Më të lexuarat

1. Muhammedi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem], arriti, nëpërmjet shpalljes hyjnore, të nxjerrë njerëzimin nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve. Pa dyshim, ky është nderimi më i madh që i është bërë njeriut.

2. Muhammedi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], po kështu me shpalljen hyjnore, çliroi mendjen e njeriut nga nënshtrimi ndaj besëtytnive dhe mashtrimeve, si dhe nga varësia idhujve dhe e adhurimeve të kota.

Ai arriti gjithashtu ta largojë mendjen nga vërtetimi i ideve dhe bindjeve të kota, sikurse ajo që gjoja Zoti ka djalë dhe se Ai e ka sakrifikuar atë pa kurrfarë faji për të liruar njerëzimin nga mëkati.


3. Muhammedi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], vuri themelet e tolerances ndërnjerëzore, kuptohet në përputhje me fjalën e Zotit, se “Nuk ka dhunë në fe!” Pejgamberi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] sqaroi të drejtat e jobesimtarëve që nuk janë në luftë me muslimanët dhe foli për sigurinë e tyre si dhe për sigurinë e familjeve, nderit dhe pasurive të tyre.

Edhe sot e kësaj dite në vendet islame jetojnë lirshëm dhe qetë shumë jomyslimanë, derisa në Spanjë, Gjyqet e Inkuizicionit punuan për shfarosjen e muslimanëve dhe spastrimin etnik të Spanjës nga ata që nuk kishin kulturë perëndimore.


4. Muhammedi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ishte mëshirë për mbarë botët, për të gjithë njerëzit, pa dallim feje. Madje, ishte i mëshirshëm edhe me shpezë dhe kafshë duke ndaluar mundimin dhe dëmtimin e qëllimshëm të tyre.

5. Pejgamberi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem] ofroi një imazh respektues dhe vlerësues për të gjithë gjithë profetët paraprak, Ibrahimin, Musanë, Isanë, (alejhimu’s-selam), madje Allahu Madhëruar shpalli në Kuran se përgënjeshtrimi i vetëm njërit prej tyre nënkupton përgënjeshtrimin e të gjithëve.
Të gjithë profetët [alejhimu’s-selam] janë vëllezër që kanë hise në thirrjen në Njëshmërinë e Allahut të Madhëruar.


6. Pejgamberi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem] doli në mbrojtje të të drejtave të njerëzve, pavarësisht gjinisë, moshës, statusit shoqëror dhe standardit jetësor. Ai [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] miratoi një sërë ligjesh dhe rregullash përkitazi me të drejtat e njeriut, dhe sigurisht, Hutbeja Lamtumirëse, është vetëm një nga faktet e shumta që flasin për shenjtërinë e nderit, gjakut dhe pasurisë. Kuptohet, këto parime profetike apo kjo kartě profetike e të drejtave të njeriut që i qe kumtuar botës nga vetë ai vetëm pak muaj para se të vdiste, parapriu kartat tjera të të drejtave, si p.sh. Karta e Madhe e Lirive ose Magna Carta Libertatum e miratuar në vitin 1215, Deklaratën e të Drejtave të miratuar në vitin 1628, Ligjin për liritë personale të vitit 1679, Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve më 1776, Kartën e të Drejtave njerëzore dhe qytetare të vitit 1789, si dhe Deklaratën botërore të të drejtave të njeriut të miratuar më 1948.


7. Muhammedi, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] moralit i kushtoi rëndësi të madhe në jetën e njeriut.

Ai punoi në drejtim të kultivimit dhe ruajtjes së tipareve dhe virtyteve të moralit, siç janë sinqeriteti, përmbushja e premtimeve, ndershmëria etj.
Po kështu punoi në drejtim të forcimit të lidhjeve shoqërore, siç janë respekti për prindër dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore, duke i zbatuar në praktikë.

Njëherazi, përderisa ftoi dhe praktikoi këto norma mirësjelljeje, qortoi moralin e keq dhe cilësitë e urryera, siç janë gënjeshtra, tradhtia, zilia, prostitucioni, arroganca ndaj prindërve etj., duke trajtuar edhe problemet që rrjedhin nga to.


8. Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem] ftoi në meditim dhe hulumtim në gjithësi për të përfituar dije dhe njohuri, madje duke e llogaritur këtë si diçka për të cilën shpërblehemi.

Këto parime miratoheshin në kohën kur dijetarët dhe shkencëtarët përjetonin tmerrin në kulturat dhe fetë tjera, duke përfunduar në rastin më të mirë në burg dhe në rastin më të keq me varje, mbytje ose djegie gjer në vdekje.


9. Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem] solli prej Allahut të Madhëruar- fenë, e cila përputhet me natyrën e njeriut, kujdeset për nevojat shpirtërore dhe fizike të tij, bën balancim ndërmjet punës për dynja dhe asaj për ahiret. Është një fe, e cila disiplinon instinktet dhe dëshirat e njeriut duke mos i anuluar ato, siç bënë të tjerët në fetë tjera, që sollën ligje dhe norma që bien në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut dhe privuan adhuruesit nga dëshira për martesë.
Po kështu i ftuan ata që të mos reagojnë nga dhunës dhe agresionit që ushtrohet ndaj tyre, gjëra këto që ndikuan në largimin total të tyre nga ajo fe, duke parapëlqyer dhe zgjedhur jetën materiale, e cila interesohet vetëm për përmbushjen e kërkesave të trupit (epshit) larg çdo ndikimi nga jeta shpirtërore.

10. Pejgamberi (sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem] solli shembullin më të mirë dhe më të përkryer të vëllazërisë njerëzore, duke lajmëruar se asnjë racë a lloj nuk ka vlerë ndaj tjetrit. Që të gjithë janë të barabartë në krijimtari, të drejta dhe obligime, ndërsa vlerësimi i tyre bëhet vetëm në bazë të besimit dhe devotshmërisë.
Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem] ua dha mundësinë joarabëve që t’i persian, etj. shërbejnë kësaj feje, si Suhejbi bizantinas, Bilali etiopian, Selmani



Përfundim

Të gjitha këto dhjetë pika kanë nevojë për shtjellime dhe hollësi tjera si dhe për përmendjen argumenteve e përkatëse.

Duhet ditur gjithashtu se mundi dhe kontributi i Pejgamberit, [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për njerëzimin nuk kufizohet vetëm në këto dhjetë pika, por natyra e punimit nuk na e lejon të zgjerohemi më tepër.

Të gjithë ata që janë kureshtarë për të ditur më shumë për Pejgamberin Muhammed (sal-laAll-llahu alejhi ve sel- lem], le t’i drejtohen uebfaqes zyrtare të Programit Ndërkombëtar për Njohje me Profetin e Mëshirës,
http://www.mercyprophet.com.

Paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!

Dr. Adil Ibn Ali esh-Sheddijj Sekretar i Përgjithshëm i Programit Ndërkombëtar për Njohjen me Profetin e Mëshirës
Përktheu: Dr. SEDAT ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit