16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Dëshirën e kanë bërë zot!

Më të lexuarat

Shpesh shohim se si njerëzit janë të dhënë tmerrësisht pas ndonjë këngëtari-këngëtareje, futbollisti, artisti, udhëheqësi, e kështu me radhë. Këta njerëz madje i adhurojnë ata, këtë ata edhe e pohojnë me gojën e vet, pra duke thënë se e adhuroj këtë e atë apo e kam idhull këtë apo atë…

Para pak kohësh doli nëpër media, së paku këtu në Gjermani, se si njerëz të shumtë, presin me ditë të tëra para dyerve të kompanive përkatëse për ta blerë një “iphone ”. Ata pra edhe flejnë aty duke pritur në radhë për ta blerë atë. Këta me të vërtetë e kanë bërë epshin/dëshirën e tyre zot, pikërisht ashtu siç thotë All-llahu i Lartësuar në Kur’an:

45,23: Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po merrni vesh?

Që këto gjëra i bëjnë jobesimtarët/jomuslimanët nuk është për tu çuditur, por se të dhemb zemra kur i sheh edhe muslimanët e muslimanet e moshave të ndryshme se si e qojnë kohën e tyre kot psh. me seriale turke, etj. Madje ata çdo gjë e lënë për këto seriale, e më së paku kanë kohë për të falur namazin. Vetëm KEK-u nganjëherë po ua prish “qejfin”. Fatkeqësisht këta vëllezër e këto motra nga padijenia fetare dhe mosndërgjegjësimi i tyre për përkatësinë e tyre fetare i ndjekin mohuesit dhe shejtanët e mallkuar në rrugën e cila të qon në Xhehennem.

Ja vetëm dy citime të tyre:

“Gjatë kohës së serialit nuk ka lëvizje para ekranit.“

„Nuk dua të më ikë asnjë episod. Kam lënë disa ahengje familjare vetëm që të jem në rrjedha se çfarë po ndodhë në serial.“

All-llahu Mëshirëplotë i udhëzoftë këta vëllezër e këto motra! Madje ka prej tyre edhe praktikuese të namazit dhe shamisë. SubhanAll-llah!

Të gjitha lavdet, lavditë, madhështitë e falënderimet i takojnë Zotit tonë Bujar, që na ka bërë prej muslimanëve!

Burim Sogojeva

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit