13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Denoncimi i Kim Mehmetit: Policia maqedonase heq mbishkrimet “E duam Çamërinë”

Më të lexuarat

Publicisti Kim Mehmeti thotë se policia maqedonase ka hequr mbishkrimet “E duam Çamërinë” në Shkup, pa asnjë sqarim. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Mehmeti shprehet se shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kuptojnë se nuk kanë problem me anti-shqiptarinë institucionale por me ata që i quan “shkije” sepse duan të ndërrojnë ngjyrën nga e kuqja në të gjelbër si të ishin kameleonë.

“Jo vetëm sheshet, por çdo shtëpi shqiptare në Shkup, duhet stolisur me mbishkrimin ‘E dua Çamërinë!’

Policia maqedonase, pa asnjë sqarim, sot i paska hequr mbishkrimet ‘E duam Çamërinë”. E mediat maqedonase qenkan alarmuar nga ‘irredentizmi’ shqiptar, i shprehur nëpërmjet dashurisë ndaj një pjese të vetvetes!

Nuk ka dyshim se, sikur të mundej, policia maqedonase do e shlyente nga kujtesa jonë jo vetëm kujtesën për tragjedinë çame, por edhe mbëmendjen për vetveten. Pra do na e ndalonte ta duam gjithë shqiptarinë dhe do na çonte të mburreshim me himnin shtetëror që rrëfen për ‘maqedonasit e kudondodhur, që janë zgjuar dhe luftojnë për të drejtat e tyre”?!

Por sidoqoftë, ne shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kuptojmë se nuk kemi gjithaq problem me antishqiptarinë institucionale, e cila donë të na bind se për ne çdo gjë duhet të përfundojë te trau ndërkufitarë në Qafë të Thanës dhe në Bllacë, por problemi jonë janë edhe disa ‘shkije’ tanë që ndërrojnë ngjyrën nga e kuqja në të gjelbër, si të ishin kameleonë, por të cilët assesi nuk e kuptojnë se kolltukët e tyre janë veshur me përbuzjen dhe urrejtjen nda shqiptarisë.

Andaj tani jo vetëm sheshet, por edhe shtëpia e çdo shqiptari shkupjanë, duhet të stoliset me mbishkrimin ‘E dua dhe kurrë nuk e harrojë Çamërinë”! Dhe të shohim a do vijë policia maqedonase t’i gëlqeros edhe muret e shtëpive tona!”, shkruan Mehmeti. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit