34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Të vetëlidhur me zinxhirë, aktivistë hebrenj “prishin” Hanukkah-n e Bidenit

Më të lexuarat

Denoncimi i genocidit në Gaza në kangjellat e Shtëpisë së Bardhë

Aktivistët hebrenj u lidhën me zinxhirë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë dhe kërkuan një armëpushim në Gaza

Një grup aktivistësh hebrenj u lidhën me zinxhirë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë të hënën për të protestuar ndaj politikës së presidentit amerikan Joe Biden ndaj luftës në Rripin e Gazës të rrethuar.

Një grup protestuesish lexuan me zë të lartë emrat e të vrarëve në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

“Ne jemi këtu sot sepse si hebrenj e dimë shumë mirë se si duket gjenocidi dhe e dimë se si ndihen ata që e pësojnë. Është ende në kujtesën tonë,” tha Esther Farmer, zëdhënëse e grupit Aktivistët Hebrenj për Lirinë e Palestinës, duke shtuar:

“Ne jemi këtu për t’i thënë Bidenit se ai duhet të ndalojë financimin dhe dërgimin e armëve për të kryer gjenocid.”

Policia ndërhyri duke përdorur prerëse teli për të prerë zinxhirin që protestuesit kishin lidhur në gardhin e Shtëpisë së Bardhë.

Protestuesit u larguan me grushte ngritur.

Protesta u zhvillua vetëm disa orë para se Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden të organizonin festën e tyre vjetore Hanukkah, një nga festat më të mëdha hebraike, në Shtëpinë e Bardhë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit