6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Del në treg aplikacioni i Facebook Pages Manager për Iphone

Më të lexuarat

Keni faqe në Facebook? Në rast se po dhe ju duhet që ta manaxhoni atë, ka një lajm të mirë për ju, pasi Facebook-u tashmë ka lançuar aplikacionin që mund të përdoret nga pajisjet celulare të Apple për menaxhimin e faqes Pages Manger. Kjo i mundëson poseduesit të faqes që t’i informojë admiruesit e vet me të rejat e fundit përmes telefonave celularë Iphone. Për ata njerëz, të cilët menaxhojnë vetvetiu me informacione faqen e tyre në Facebook, kjo është pikërisht gjëja që iu nevojitet.


Aplikacioni i menaxhimit të faqes Pages Manager i mundëson administratorit të asaj faqeje të mbajë shënime në më shumë faqe nga një aplikacion i vetëm. Në rast se keni shumë blogje apo menaxhoni blogun tuaj dhe një blog për dikë tjetër, aplikacioni i menaxhimit të faqeve Pages Manager është tejet i nevojshëm për këtë gjë. Kjo mundëson më shumë menaxhimin e faqes sesa aplikacioni normal i menaxhimit i Facebook-ut.  

Ndërkohë që ju mund të përdorni veprimet e zakonshme në Facebook, siç janë postimi i fotove, komenteve, rifreskimi i statusit tuaj, si dhe të gjitha veprimet që ju nevojiten gjatë përdorimi të Facebook-ut. Pages Manager ju mundëson që menjëherë të njoftoheni për ngjarjet që kanë ndodhur në faqen tuaj, në mënyrë që ju të lidheni menjëherë me admiruesit tuaj. Kjo formë e komunikimit me anë të këtij aplikacionit ju mundëson që angazhimet tuaja të jenë më të shpejta, sepse përgjigjet tuaja mund të bëhen në formën më të shpejtë të mundshme.


Karakteristika  më e rëndësishme, të cilën aplikacioni Pages Manager e posedon është mundësia që i lejohet administratorit të faqes të ketë qasje nga Iphone i tij kudo që është , duke mbajtur kështu faqen e freskët me të dhënat më të reja, mendimet dhe “like”-at e reja, gjë që është e rëndësishme për administratorët që rifreskimin e të dhënave ta bëjnë kudo që janë dhe kjo do të jetë një ndihmë e madhe për ta që të jenë më efikas në mirëmbajtjen e faqes.

Aplikacioni i Facebook-ut Pages Manager punon me pajisjet iPhone, iPod dhe iPad që kanë versionin v4.2 ose më lartë. Aplikacionin Page Manager mund ta shkarkoni që tani pa pagesë në iTunes App Store. Nëse keni faqe në Facebook, shkarkoni aplikacionin Page Manager dhe na shkruani komente se çka mendoni për të!. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit