7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deklarohet i zhdukur këshilltari i dy ish-ministrave

Më të lexuarat

Eduart Belegu, këshilltari i dy ish-ministrave të Ekonomisë, Genc Ruli dhe Dritan Prifti, njëherësh dhe ish-administratori i kompanisë së minierave “Darfo”, është shpallur zyrtarisht i zhdukur.
Për njeriun që ka qëndruar për një kohë të gjatë pranë VIP-ve të ekonomisë shqiptare, sot e kësaj dite nuk asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tij apo që të jetë gjallë ose jo. Vendimi për shpalljen të zhdukur të Eduart Belegut është marrë në 22 nëntor të këtij viti nga gjykata e Tiranës, ku pas 10 seancash gjyqtarja Elona Gjoka ka vendosur të pranojë kërkesën civile të bërë nga gruaja e Belegut, Ilirjana Belegu, duke shpallur zyrtarisht burrin e saj person të zhdukur.

Kërkesë-padia është depozituar në gjykatën e Tiranës në 2 maj 2013, ndërkohë që vetëm pas më shumë se një viti është marrë vendimi për zhdukjen e tij. Ky i fundit ka humbur kontaktet me familjen dhe të afërmit e tij që prej datës 28 prill 2010 dhe për herë të fundit është parë në zonën e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, pranë ish-fushës së Aviacionit.

Shumë kërkime janë kryer nga policia dhe prokuroria dhe nga familjarët, por sërish nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e vendndodhjes së tij. Në atë periudhë u përfol Agron Kuliçi se kishte gisht në zhdukje, por në fakt gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve.

Për të provuar zhdukjen e 49-vjeçarit Eduard Belegu, bashkëshortja e tij Iliriana Belegu i ka paraqitur gjykatës së Tiranës një sërë provash, duke filluar nga një vendim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që shpallte pezullimin e hetimeve të kërkimit të Belegut. Një tjetër provë që është paraqitur në gjykatën e Tiranës, është dhe një certifikatë vdekje e 49-vjeçarit, si dhe dëshmia e vëllait të të ndjerit, Eduard Belegu. Gëzim Belegu është paraqitur në sallën e gjyqit duke vendosur të tregojë para gjyqtares Elona Gjoka rrethanat e zhdukjes së 49-vjeçarit.

Pas kësaj dëshmie, dhe administrimit të provave të tjera në dosjen civile në datën 22 nëntor, gjykata ka vendosur “Shpalljen e zhdukjes së shtetasit Eduart Belegu, i datëlindjes 21.02.1963, lindur në Tiranë.

Mësohet se ditën e zhdukjes Belegu kishte planifikuar një takim me një biznesmen për një punë borxhi, por pas takimit u zhduk në mënyrë të befasishme. Ai kishte shkuar me automjetin e tij tip “Range Rover” pranë vendit të takimit dhe pasi kishte përfunduar bisedën, dyshohet të jetë rrëmbyer nga katër persona të panjohur. Të paktën ky është versioni që jep biznesmeni, dëshmitar okular në këtë ngjarje, ai që pa për herë të fundit Eduard Belegun. Sipas tij, sapo është ndarë, ka parë katër persona që futën me forcë në një automjet Eduard Belegun dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Por, ky version për zhdukjen e këshilltarit të ministrit të Ekonomisë është verifikuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nisi hetimet pas denoncimit të familjarëve. Nga hetimet nuk u zbulua asgjë, dhe sot dosja e zhdukjes së Eduard Belegut është pa autor dhe qëndron e pezulluar në zyrat e policisë së Shtetit.

Prifti thekson se Belegu është arrestuar në zyrën e tij në ministrinë e Ekonomisë për një çështje që kishte të bënte me një punë të mëparshme të tij në një kompani private.

“Mora në telefon Agron Kuliçin dhe i them për të më informuar se bëhej fjalë për këshilltarin tim. I thash nëse mund të më informonte për këto arrestime. Më mori në telefon pas pesë minutash dhe më tha se ka dalë një urdhër nga Gjykata e Elbasanit por nuk di gjë për këshilltarin tuaj. Të nesërmen ai ka qenë në krye të operacionit, ka qenë një gjë e urdhëruar prej Kuliçit. Është një histori tepër e dhimbshme. Belegu pasi doli nga burgu, ishte gati për të denoncuar prokurorinë dhe policinë për këtë skandal. Ato ditë ai u zhduk dhe unë me Kuliçin mund të kem folur me dhjetëra herë dhe në asnjë rast nuk më është dhënë informacion”. /Shqiptarja/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit