12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ç’thotë Islami për njeriun që ka aftësi të punojë, porqë s’do të punojë?

Më të lexuarat

Pyetje:

Çfarë mendoni për një person që praktikon dhe është i aftë të punojë, megjithëkëtë ai nuk dëshiron të punojë?

***

Përgjigje:

Opinioni im lidhur me personin e tillë është i njëjtë siç është transmetuar nga
etheri i Ibn Mesudit dhe Umerit, ku ata kanë thënë: “Shoh një person të ri që më lë
përshtypje, kështu që pyes në lidhje profesionin e tij dhe ai thotë ‘Nuk punoj’, dhe
humbas admirimin që kisha për të”.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fitimi më i mirë i njeriut është me duart e tij”. 1

Ai ﷺ po ashtu ka thënë: “Nëse vjen Dita e Gjykimit dhe ndonjë prej jush ka një palmë hurme të vogël në dorën e vet, ai duhet ta mbjellë atë”. 2

Ai ﷺ po ashtu ka thënë: “Mjafton si mëkat që personi të lë pas dore ata për të cilët është përgjegjës”. 3

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar që i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që përpiqet të ndihmojë gruan e cila ose është e divorcuar, ose vejushë, si dhe njeriun e varfër, është sikur një muxhahid që lufton në rrugën e Allahut.”

Kështu, nëse njeriu rri dhe lë pas dore familjen e vet ndërsa arsyetohet me studimin në mesxhid apo me bërje të adhurimit/ibadetit, atëherë ky njeri është mëkatar. Ky njeri harron që punimi me qëllim për të përmbushur nevojat e gruas dhe fëmijëve të vet që nga fillimi, është një formë adhurimi/ibadeti. 4

Sufjan eth-Theuri u kushtonte një vëmendje të posaçme parave të tij. Një ditë prej ditësh,
një student erdhi tek ai për ta pyetur ndërsa ai po bënte biznes. Studenti ngulmoi në
bërjen e pyetjes. Dhe Sufjani i tha atij: “Ti! Hesht! Ngaqë zemra ime është përqendruar në dirhemin [fitimin] tim”. Ai posedonte një pronë dhe thoshte:”Po të mos ishte për këtë
pronë, mbretërit do t’më konsideronin si një gur shahu [piun]”. 5

Bejhekiu ka transmetuar në librin e tij, “esh-Shu’b”, që Ibn Umer [radiallahu anhu] ka
thënë: “Ja kuraa [O recitues, dmth adhurues], ngrini kokat e juaja! Sa e qartë është rruga?
Garoni me njëri-tjetrin në bamirësi, e mos jini të varur nga muslimanët”.

Muhamed Ibn Theur ka thënë: “Sufjan eth-Theuri kalonte pranë nesh ndërsa rrinim ulur
në mesxhid. Kështu që ai pyeste: ‘Përse të gjithë po rrini?’ Ne përgjigjeshim: ‘Çfarë të
bëjmë?’ Ai thoshte: ‘Kërkoni të mirat e Allahut, e mos u bëni të varur nga muslimanët’”.

Pejgamberi ﷺ bënte du’a: “O Allah, kërkoj shpëtim tek Ti nga jofisnikëria dhe varfëria”. 6

Ejub es-Sihtijani thoshte: “Qëndroni në pazare, ngaqë gjithmonë do të jeni person me
dinjitet për sa kohë që s’jeni të varur nga të tjerët”.

Të qenët i varfër s’është ndër synimet e fesë sonë. Është transmetuar që Aliu thoshte: “Po
të ishte varfëria njeri, do ta vrisja”.

Kështu, është e detyrueshme që personi i cili varet nga të tjerët të jetë një person i paqëllim dhe përtac. Njeriu është vendosur në këtë dunja që të punojë dhe të përpiqet. Edhe pejgamberët patën profesione. Ebu Bekr ka qenë një nga biznismenët më të zellshëm. Ky person, i cili rri [dhe s’bën gjë], ose e ka keqkuptuar fenë, ose është përtac. Kështu, i themi: Pastro qëllimin tënd, ki frikë Allahun duke fituar ushqim hallall, dhe do të jesh në gjendje adhurimi/ibadeti. Ji i etur të falësh namazin me xhemat dhe të kërkosh dije, por mos lë pas dore ata për të cilët je përgjegjës, ngaqë kushdo që çel dyert e lypjes së lëmoshës, Allahu ia çel atij dyert e varfërisë. Kushdo që punon, atëherë ai është i pasur, ngaqë pasuritë e vërteta s’janë pronësi, por [pasuri] është të qenët i pavarur. Pra, ju s’duhet të lutni ndonjë, dhe Allahu e udhëzoftë çdonjërin në atë që Ai e do dhe që është i kënaqur me të. 7

Shejh Mesh’hur Hasan Selman

1 Silsileh es-Sahiha [Hadith nr.607].
2 Silsileh es-Sahihe [Hadithi nr.9].
3 Sahi Ebu Daud [Hadithi nr.1484].
4 el-Buhari [Hadithi nr. 4934] dhe Muslim [Hadithi nr.5295].
5 The-dhib el-Kemal [11/168]. Referoju verifikimit që shejhu i ka bërë librit “es-Sirul-Mektum” [f.170].
6 Sahih Ebu Daud [Hadithi nr.4245].
7 Të gjitha pyetjet e përmendura më herët i qenë parashtruar shejhut në një sesion të hapur pyetje-përgjigjesh, që qe mbajtur më 17 Dhul-Ki’deh, 1424 [9 Janar, 2004].

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit