14.5 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Çrregullimet e sjelljes tek fëmijët, si t’i identifikojmë ato dhe si trajtohen

Më të lexuarat

Cilët fëmijë dhe cilët prindër kanë pre-dispozita të hershme për t’i zhvilluar?

Çrregullimet e sjelljes

Të gjithë fëmijët mund të shfaqin sjellje sfiduese dhe impulsive për një moment të caktuar dhe kjo shihet si diçka krejt normale. Megjithatë disa fëmijë shfaqin sjellje jashtëzakonisht të vështira, shumë sfiduese që karakterizohen edhe nga shpërthime agresive dhe që tejkalojnë tiparet e sjelljes për moshën e tyre. Në varësi të karakteristikave të sjelljes çrregullimet ndahen në :

1. Çrregullimi i sjelljes kundërshtuese, i cili karakterizohet nga sjellje të tilla si:

  • – vetëbesim i ulët,
  • – mërzi e vazhdueshme dhe shpërthime inati të shpeshta,
  • – konfrontime kryesisht me më të rriturit,
  • – refuzim për t’iu bindur rregullave,
  • – fyerje të tjetrit me qëllim,
  • – mospranim i kritikës dhe shmangie nga përgjegjësitë.

Mendohet se 1 në 10 fëmijë të moshës 12 vjeç shfaqin probleme të sjelljes si më lart.

2. Çrregullimi i sjelljes antisociale, i cili karakterizohet nga sjellje të papërshtatshme, kundërshtime dhe thyerje të rregullave dhe normave shoqërore.

Disa sjellje tipike janë:

  • – refuzim në bindjen ndaj prindërve dhe figurave autoritare,
  • – tendenca për sjellje abuzive me alkoolin/drogat/abuzime seksuale,
  • – mungesë ndjeshmërie ndaj tjetrit,
  • – agresivitet i shprehur si ndaj njerëzve edhe ndaj kafshëve,
  • – tendencë të vazhdueshme për tu larguar nga shtëpia,
  • – tendencë për të fshehur të vërtetën në mënyrë të vazhdueshme,
  • – tendencë për të kryer sjellje penale si shkatërrim/ thyerje/ zjarrvënie, etj.

Mendohet se rreth 3 % e fëmijëve në moshën 10 vjeç shfaqin probleme të tilla të sjelljes.

3. Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet, i cili karakterizohet nga sjellje të tilla si:

  • – Mungesë përfshirje: vështirësi për tu përqëndruar/harresë e udhëzimeve të marra,
  • – Impulsivitet: shpërthime të paarsyeshme,
  • – Hiperaktivitet: nervozizëm, konfuzion dhe vështirësi për të qëndruar gjatë në një vend të caktuar.

Mendohet 2-5% e fëmijëve shfaqin sjellje si më lart

Shkaqet

  • Shtatëzani të zhvilluara me komplikacione,
  • Temperamenti i fëmijës: fëmijët që janë të vështirë për tu menaxhuar, impulsivë dhe agresivë që në moshë të vogël janë më të predispozuar për të shfaqur çrregullime të sjelljes më vonë.
  • Familje që mbartin probleme socio-ekonomike: kur fëmijët gjenden në familje ku ka abuzime, dhunë, varfëri, etj., kanë një predispozitë më të lartë për çrregullime të sjelljes.
  • Vështirësitë në të nxënë: fëmijët që dështojnë vazhdimisht dhe që janë të frustruar dhe me vetëbesim të ulët gjithashtu kanë predispozitë më të lartë për të shfaqur çrregullime të sjelljes.
  • Aftësi të kufizuar intelektuale: janë të parashikuara çrregullimet e sjelljes.
  • Zhvillimi i trurit: studimet tregojnë se tek disa fëmijë zona përgjegjëse për kontrollin e vëmendjes është më pak aktive.

Trajtimi

  • Edukim dhe trajnim i prindërve: Si të komunikojnë dhe të trajtojnë fëmijën e tyre.
  • Terapia e familjes: Ndihmon në zhvillimin e komunikimit dhe aftësive problemzgjedhëse.
  • Terapia kognitive e sjelljes: Ndihmon fëmijën të kontrollojë mendimet dhe sjelljet jo të përshtatshme.
  • Terapia për menaxhimin e zemërimit: Ndihmon fëmijën sesi të njohë ndjenjat negative dhe gradualisht përmes aftësive të fituara të mund ti zbusë ndjenja të tilla si zemërimi, inati, agresiviteti.
  • Terapia për menaxhim të stresit dhe relaksi: Fëmija mësohet si ti përdori ato i pavarur.
  • Teknika e inkurajimit: Shumë fëmijë me çrregullime të sjelljes përjetojnë dështime në mënyrë të përsëritur në shkollë apo edhe në ndërveprimet sociale. Përmes kësaj teknike identifikohen pikat e forta të fëmijës dhe inkurajohet të ketë sukses duke i rindërtuar vetëbesimin.
  • Terapia me medikamente: në raste kur mjeku e vlerëson si të nevojshme, mjekimi ndihmon në kontrollin e sjelljeve impulsive dhe agresive.
  • Ndërhyrja e hershme këshillohet sikurse për çdo shqetësim tjetër që shfaqin fëmijët pasi janë më të predispozuar për tu përmirësuar. Vonesa dhe mungesa e trajtimit të çrregullimit të sjelljes pritet të sjellë përkeqësime tek fëmijët.

SvCh | KAHANE FOUNDATION | SHNJ

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit