10 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Ç’përmban një paketë e shtatë sanksionesh ndaj Moskës?

Më të lexuarat

BE vijon me luftën e saj pa armë, pa bërë bilanc të deritanishëm

Në një takimi në Bruksel, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së finalizuan dhe dhanë “dritën jeshile” nje pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, e cila, në radhë të parë, i referohet masave për ruajtjen dhe forcimin e efektivitetit të gjashtë paketave të sanksioneve të vendosura deri më tani.

Masat e reja përfshijnë kufizime në eksportin e arit nga Rusia, dhe më shumë individë dhe persona juridikë i shtohen listës ekzistuese të atyre, pasuritë e të cilëve janë ngrirë dhe lëvizjet brenda BE-së janë të kufizuara.

Synimi i kësaj pakete të shtatë masash kufizuese të prezantuara nga BE-ja për shkak të pushtimit rus të Ukrainës është të kufizojë më tej eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi, siç janë kimikatet dhe makineritë që mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Gjithashtu, kjo paketë duhet të qartësojë rregullat për të shmangur kufizimin e eksportit të ushqimeve dhe ilaçeve nga Rusia nga sanksionet ekzistuese.

Në Bruksel, ata sqarojnë se paketa e miratuar sqaron një sërë dispozitash për të forcuar sigurinë juridike për zbatimin e masave kufizuese të miratuara deri më tani dhe gjithashtu përafron sanksionet e BE-së me ato të aleatëve dhe partnerëve, veçanërisht në G7.

Shtohet se sanksionet tashmë ekzistuese shkaktojnë dëme të mëdha në ekonominë ruse dhe në këtë mënyrë, sipas vlerësimit të BE-së, kufizojnë mundësinë e financimit të makinerisë ushtarake ruse.

Paketa e shtatë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, e cila pritet këtë të enjte.

Megjithatë, debati më i madh sot është mbi efektivitetin e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Deri më tani, rezultati sa i përket qëllimit final të tyre, ndaljen e agresionit, është pothuajse zero. Kësaj pike, BE pothuajse i shmanget.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit