Dosja “Epstein” detyron ish-çiftin presidencial të përballet me makthin e tyre më të madh që pas skandalit “Lewinsky”. Dëshmitë mund të njollosin përfundimisht trashëgiminë e Bill
Në një kthesë dramatike që shënon fundin e një beteje ligjore disamujore, ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kanë rënë dakord të dëshmojnë para Komitetit Mbikëqyrës të Kongresit të SHBA-së.
Ky vendim vjen vetëm pak ditë përpara një votimi në Kongres që pritej t’i shpallte ata për “përbuzje të gjykatë” (contempt of Congress), një akt që do t’i referonte ata në Departamentin e Drejtësisë për ndjekje penale dhe burgosje të mundshme.
Për muaj me radhë, familja Clinton i kishte rezistuar thirrjeve të kryetarit të komisionit, James R.Comer. Por pasi disa demokratë iu bashkuan republikanëve në votimin ndëshkues, çifti u detyrua të kapitullojë përpara presionit të pandalshëm.
Kjo përballje konsiderohet si momenti më i errët dhe më i sikletshëm për Bill Clinton që prej skandalit “Lewinsky” në vitin 1998, pasi këtë herë ai duhet të ballafaqohet me dëshmi vizuale që thyejnë çdo kod etik.
Hetuesit pritet ta gozhdojnë ish-presidentin me pyetje mbi fotografitë ku ai shfaqet në pozicione të papranueshme për një burrë të martuar, i rrethuar nga vajza të mitura në pronat e Jeffrey Epstein, si dhe për 26 fluturimet e dokumentuara me avionin “Lolita Express’, të cilat ai fillimisht ishte përpjekur t’i fshihte.
Nën betim, ai do të pyetet drejtpërdrejt nëse ka shkelur në ishullin privat “Little St.James” dhe si i shpjegon kontaktet fizike me viktimat e Epstein, duke e vendosur atë përpara një llogaridhënieje që mund të shkatërrojë përfundimisht trashëgiminë e tij politike.
Dëshmia do të jetë e pakufizuar në kohë dhe do të mbulojë marrëdhëniet e tij me Ghislaine Maxwell. Ndërkohë Hillary Clinton do të pyetet nëse ka përdorur pushtetin e saj për të mbuluar këto skandale apo për të heshtur dëshmitarët.
Ky proces, shënon një fitore të madhe për transparencën, duke detyruar njërën nga familjet më të fuqishme në botë të flasë hapur për njërën nga dosjet më të zeza të shekullit XXI, duke preferuar dëmtimin e pakthyeshëm të imazhit dhe poshtërimin publik përpara prangave./tesheshi. com/
