12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Çka bëhet me një pasuri e cila është fituar nga harami?

Më të lexuarat

Pyetja: 

Çka bëhet me një pasuri e cila është fituar nga harami apo kur është përzier me pasuri hallall?

***

Përgjigjja:

Kush bën tregti me mall haram, duke ia ditur vendimin atij, e pastaj pendohet, fitimin e kësaj tregtie të ndaluar ta japë në vend hallall edhe atë me qëllim të pastrimit e jo me qëllim të sadakasë, sepse Allahu është i pastërt dhe e do të pastërtën. Nëse malli haram përzihet me mall tjetër, siç është rasti më dyqynxhiun i cili shet alkool së bashku me mallin tjetër, ai duhet ta vlerësoj ketë pasuri haram me një çmim të përafërt dhe t’i nxjerrë ato të holla në atë mënyrë që mendja t’i anoj se e ka pastruar mallin e tij nga harami. Allahu do t’i japë fitim më të mirë, sepse Ai ka mjaftë për besimtarët. Në përgjithësi, kush ka pasuri haram dhe do të pendohet, nëse kur e ka fituar pasurinë ka qenë jomusliman, në momentin e teubes nuk obligohet ta nxjerrë atë, sepse Pejgamberi ﷺ nuk i obligoi sahabët kur u bënë musliman të nxjerrin pasurinë që kanë fituar me haram. Por, nëse ka qenë musliman kur e ka fituar pasurinë nga harami dhe ka qenë i vetëdijshëm për këtë, atëhere ai, po të pendohet duhet ta nxjerrë nga pasuria e tij atë që është haram.

Shejh Muhamed Salih El Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit