21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ç’janë planet tua pas vitit ti ri të hixhretit?

Më të lexuarat

Një vit ka përfunduar! E vërtetë, por ky nuk është fundi i botës. Për sa kohë që Allahu u lejon të jetoni, ju mund të kompensoni kohën e humbur dhe të ktheheni tek Ai.

Për të shlyer veprat e këqija, fillimisht duhet të vlerësoni vitin e kaluar për të parë sa vepra të mira keni arritur dhe sa të këqija keni shtuar. A u është forcuar besimi? Apo,keni filluar që të ndjeheni të dobësuar?

Çka nëse shihni prapa, te veprat e juaja, dhe i peshoni ato duke u përpjekur të pastroni synimet dhe të bëni vitin e ri shumë më të mirë se të kaluarin?

Çka nëse pastroni pasurinë tuaj duke u larguar nga të gjitha llojet e elementeve të këqija, sikur që është kamata dhe gjërat e ngjashme?

Çka nëse pastroni shtëpinë tuaj nga të gjitha format e mëkateve të cilat ua gëlltisin themelet e shtëpisë dhe të gjitha veprat e mira?

Pra, përse nuk tentoni të jeni më inteligjent dhe të tentoni të arrini atë që u ka shpëtuar gjatë vitit të kaluar?

Ndani me ne tregimet e juaja të ndryshimit të suksesshëm gjatë vitit të kaluar, gjithashtu edhe rreth planeve të juaja për vitin që kemi hyrë. Le të mësojnë të tjerët nga përvojat tona të mira. Ju nuk mund të paramendoni se sa të dobishme do të mund të jenë këto përvoja.

(Islamonline / Breziiri)

Skender Mustafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit