5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Cili është kuptimi i fjalëve “Allahu e mallkoftë atë që ther një kafshë për hir të dikujt tjetër përveç Allahut”?

Më të lexuarat

Pyetja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu e mallkoftë atë që ther një kafshë për hir të dikujt tjetër përveç Allahut”. Çfarë nënkuptohet me këtë? A futet therja e një kafshe për të ushqyer mysafirin nën titullin e therjes për hir të dikujt tjetër përveç Allahut?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Ajo që përmendet në hadith është ndalimi i therjes së një kafshe për hir të atyre të pejgamberëve dhe evlijave (miqve të ngushtë të Allahut) që kanë vdekur, duke shpresuar për bekimin e tyre (barake), dhe therja e një kafshe për hir të xhinëve me qëllim që t’i qetësojë ata dhe me shpresën se do t’i plotësojnë nevojat e dikujt, ose për t’ua larguar të keqen. Kjo sepse veprimet e tilla përbëjnë shirk të madh dhe ai që e bën këtë meriton mallkimin dhe zemërimin e Allahut. Sa i përket therjes së një kafshe për t’i ushqyer mysafirët në mënyrë që t’i nderojmë ata, ose për familjen në mënyrë që të jetë bujare ndaj tyre, ose therja e një kafshe si një akt adhurimi për t’iu afruar Allahut, dhe si një veprim i lëmoshë në emër të të vdekurve me shpresën se Allahu do t’i japë shpërblimin e asaj të gjallëve dhe të vdekurve, kjo është e lejuar. Në fakt, ajo vjen nën titullin e një vepre të mirë për të cilën ka shpresë për shpërblim nga Allahu. E njëjta gjë vlen edhe për ofrimin e kurbanit në ditën e kurbanit në emër të të vdekurve dhe të gjallëve.

Komisoni i Përhershëm për Fetva (1/196)

Gjithashtu thuhet në një fetva të Komisonit të Përhershëm për Fetva (1/225): Lejohet therja e një kafshe (për të ushqyer) një mysafir dhe për të thënë Bismilah gjatë therjes së saj. Kjo nuk përfshihet në kuptimin e përgjithshëm të ajetit: “dhe asaj që i është kushtuar dikujt tjetër përveç Allahut.” (Maide: 3)
Përkundrazi, ajo që përmendet në ajet është ajo që i bëhet kurban dikujt tjetër përveç Allahut, si kurbani i ofruar për të vdekurit dhe të ngjashme, me qëllim që t’u afrohet atyre. Sa i përket therjes së një kafshe për një mysafir, qëllimi pas kësaj është ta nderojmë atë, jo ta adhurojmë atë, sepse Pejgamberi ﷺ na ka porositur që t’i nderojmë mysafirët.

Allahu e di më së miri.

Shejh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz,
Shejh ‘Abdu Rrezak ‘Afifi,
Shejh ‘Abdullah ibn Gadjan,
Shejh ‘Abdullah ibn Ka’od

islamqa

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit