16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çfarë ngërthen në vete fjala “La ilahe il-lAllah”?

Më të lexuarat

Pyetja:

Çfarë ngërthen në vete fjala “la ilahe il-lAllah”?

***

Përgjigja:

Fjala e teuhidit është (dëshmia) “La ilahe il-lAllah” – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Nuk ka dyshim se kjo fjalë është baza e Islamit. Kjo fjalë ka shumë vlera madhështore. Për ata që e pohojnë dhe punojnë me të (sipas kuptimeve të saj) janë dhuratë xhenetet, ndërsa për ata që e mohojnë dhe e luftojnë janë përgatitur zjarre flakëruese.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “..dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut..” Muhammed: 19 

Allahu i Lartmadhëruar në lidhje me përshkrimin e njerëzve të devotshëm dhe vepër mirë thotë: “përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset…” El-Ahzab: 35

Kjo është përmendur bashkë me cilësitë e tjera (të tyre). Allahu i Lartësuar thotë: “për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” El-Ahzab: 35

Dhe thotë i Lartësuari: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” Al-Imran: 190-191

Shejh Uthejmini, “Fetaua suvalun alal-Hatif”, vëll. 1

Përshtati: Unejs Sheme

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit