Çfarë ndodhi më 10 Prill? Dëshmoria e Ebu Ejub el-Ensarit dhe dashuria e sahabëve për Profetin ﷺ

Më të lexuarat

Ndodhi në këtë ditë, 10 Prill

Në këtë ditë të vitit 675 pas Krishtit, ra dëshmor sahabiu i madh Ebu Ejub el-Ensari në afërsi të Konstandinopojës, në një kohë kur ai kishte kaluar të njëqindat në moshë.

Megjithëse kishte dhënë shërbime të mëdha për Islamin më parë, ai nuk pranoi të tërhiqej nga jeta aktive. Doli në xhihad, që Allahu t’ia bashkonte shpërblimin e shoqërimit (me Profetin) dhe shpërblimin e dëshmorisë (shehidllëkut).

Ky është dallimi thelbësor mes nesh dhe muslimanëve të parë: ata e shihnin Islamin si gjithë jetën e tyre dhe jo vetëm si një pjesë të saj. Allahu na faltë!

Jeta e tij me Islamin

Ebu Ejub el-Ensari e jetoi Islamin që në fillimet e tij. Ai mori pjesë në Besëlidhjen e parë të Akabes dhe nuk mungoi në asnjë nga betejat e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Kjo është një nder i madh. Por nderi më i madh, për të cilin edhe vetë sahabët e kishin zili, ishte se I Dërguari i Allahut qëndroi mysafir në shtëpinë e tij kur mbërriti në Medinë, dhe qëndroi aty derisa ndërtoi shtëpinë dhe xhaminë e tij.

I Dërguari i Allahut i tha:

Hadith

“يا أبا أيوب هيِّء لنا مقيلاً”
“O Ebu Ejub, përgatit për ne një vend pushimi!”

Një nder i rrallë

Sa fat i madh për ty, o Ebu Ejub!
I Dërguari i Allahut, më i miri i njerëzve, është mysafir në shtëpinë tënde!

Gjatë përgatitjes, ai vuri re diçka të rëndësishme: shtëpia kishte dy kate.
Zakoni ishte që mysafiri të qëndronte poshtë dhe familja sipër.

Por Ebu Ejub el-Ensari e ndryshoi këtë zakon dhe tha:
“O i Dërguari i Allahut, unë nuk mund të qëndroj mbi një çati nën të cilën je ti. Ti do të jesh sipër!”

Dashuria dhe respekti

Gruaja e tij përgatiste ushqimin për Profetin Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Pastaj prisnin derisa ai të përfundonte, që të hanin pas tij.
Jo nga varfëria sepse Ebu Ejub el-Ensari ishte i pasur por që të vendosnin duart aty ku kishte vendosur Profeti dorën dhe të hanin nga vendi ku ai kishte ngrënë.

Reflektim

Lum për Ebu Ejub el-Ensarin:
një çati mbi kokë ku qëndronte Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), dhe një kafshatë nga e cila kishte ngrënë I Dërguari i Allahut.

A e dinte vallë ai se ne do të jepnim gjithë dynjanë për një kafshatë të tillë?!

✍️ Ed’hem Sherkavij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit