22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Çështja e Manastirit të Deçanit pritet të dërgohet në Kushtetuese

Më të lexuarat

Kontesti ndërmjet dy ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” me Manastirin e Deçanit pritet t’i dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo pasi dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, vendosi t’i marrë si të bazuara provat, duke mundësuar që pronat e Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria” t’i mbesin në pronësi Manastirit të Deçanit, shkruan “Tribuna Shqiptare”.

Por, kryetari i Deçanit, Rasim Selamanaj paralajmëron se për këtë çështje nuk do t’i lenë ‘dy gurë bashkë’ derisa rasti të përfundojë në interes të qytetarëve të Deçanit.

Selmanaj për “Tribuna Shqiptare”, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme është me shumë vendim politik, sesa vendim i bazuar në drejtësi, prandaj do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit