12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Çdo ditë përpiqu …

Më të lexuarat

Nga: Dr. Ibrahim Fikhi

Çdo ditë përpiqu …

Ngrihu i lumtur në mëngjes
Disa thonë “Mirë mëngjes botë” e të tjerë “Ç’është kjo, sa shpejt gdhiu dita”!! Kujdes nga idetë negative sepse mund ta programosh ditën negativisht. Përqendrohu tek gjërat pozitive.
Kujdesu që të jesh i buzëqeshur
Buzëqesh sepse subkoshienca nuk mund të bëjë dallimin mes së vërtetës dhe të pavërtetës.
Ji iniciator në përshëndetje
Profeti a.s. këshillon: “Më i miri i tyre fillon me përshëndetjen e Paqes”, pra mos prit tjetrin por fillo vetë.
Ji i kujdesshëm
Kjo nuk është aspak e lehtë dhe kërkon kohë derisa të mësohesh më këtë. Mos ndërprit asnjë kur flet sepse kjo tregon mungesë respekti.
Drejtoju njerëzve në emër
Mendoj se emrat tanë janë nga gjërat më të bukura që dëgjojnë veshët tanë, ndaj thirri njerëzit në emër.
Trajtoi njerëzit si të jenë personi më i rëndësishëm që ke
Jo vetëm që do të ndihesh i lumtur nga rezultati por do të kesh më shumë miq që ndajnë të njëjtat ndjenja.
Fillo me mirësjellje
Çdo ditë tregohu i mirësjellshëm ndaj 3 personave të paktën.
Mos harro datëlindjet e njerëzve që të rrethojnë
Mund që surpriza të lumturojë zemrat e tyre me një telefonatë apo një kartolinë urimi ku i uron shëndet dhe lumturi.
Bëji surpriza shokut të jetës
Mund ti dërgosh dhuratë të vogël apo lule pas një farë kohe, ndërkohë që do të shohësh ndryshimin e madh në marrëdhëniet tuaja.
Përqafoje atë që do
Virginia Satir thotë: “Ne kemi nevojë për 4 përqafime plot dashuri për të jetuar, për 8 përqafime për të mbajtur familjen dhe 12 të tilla për tu rritur”.
Bëhu shkak për të buzëqeshur dikush çdo ditë
Dërgoji mesazh falenderimi doktorit apo dentistit tënd apo edhe xhenerikut që të rregullon makinën. Bëhu shkak për të buzëqeshur dikush çdo ditë
Ji gjithmonë bamirës
Një shofer autobusi linje urbane në Denver shikon udhëtarët e tij dhe pastaj ndalon autobusin dhe zbret. Kthehet pas pak minutash me një kuti ëmbëlsirash dhe ua shpërndan pasagjerëve. Kur u intervistua për këtë gjest të pazakontë tha: “Unë nuk e bëra këtë që të jem në vëmendjen e gazetave por pashë lodhje dhe stres në fytyrat e njerëzve atë ditë dhe vendosa të bëj diçka që ti gëzojë ata. Unë ndjej kënaqësi në dhënie dhe ajo çka bëra është diçka e vogël në krahasim me bujarinë”. Bëhu gjithmonë bujar.
Fale veten dhe të tjerët
Ana negative e njeriut është ajo që mërzitet, hakmerret dhe ndëshkon ndërsa natyra e vërtetë e njeriut është pastërtia, falja e vetes dhe qetësia.
Përdor gjithmonë fjalën të lutem dhe faleminderit
Këto fjalë të thjeshta arrijnë rezultate të mrekullueshme.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit