10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Çavuşoğlu: Jemi të hapur për konsensus, por nuk pranojmë imponime

Më të lexuarat

“Presim që SHBA të qëndrojë besnik ndaj marrëdhënieve tradicionale të miqësisë dhe aleancës sonë të NATO-s”, tha Çavuşoğlu

 

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të ngelin besnikë ndaj marrëdhënieve tradicionale të miqësisë, duke theksuar se Turqia nuk do të pranojë asnjë imponim, raporton Anadolu Agency (AA).

“Presim që SHBA të qëndrojë besnik ndaj marrëdhënieve tradicionale të miqësisë dhe aleancës sonë të NATO-s”, tha Çavuşoğlu në fjalimin e tij të hapjes në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve në Ankara.

“Jemi të hapur për diplomaci dhe konsensus, por është e pamundur të pranojmë imponime”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

Duke folur në lidhje me tensionet e fundit midis Turqisë dhe SHBA-së, Çavuşoğlu potencoi se Turqia do të vazhdojë “angazhimin e saj konstruktiv”.

Ai po ashtu tha se “përkundër të gjitha sprovave të forta në të cilat po kalon bota, fushatave dhe operacioneve për krijim perceptimesh, Turqia sot është një nga adresat më të besueshme dhe më të duhura për investime”.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirmin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit