17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Burri sulmon të riun pa kurrfarë arsye, ia thyen dy dhëmbë – kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen (Video, +18)

Më të lexuarat

Policia e New Yorkut ka njoftuar se është vënë pas burrit i cili sipas pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë, sulmon pa kurrfarë arsye një djalë të ri në metronë e Times Square, të cilit ia theu dy dhëmbë.

Por, ajo çfarë ua ka tërhequr më shumë vëmendjen qytetarëve, është se sulmuesi ishte i veshur me rroba elegante, dhe dukej si një njeri i qetë dhe biznesmen.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri del nga treni sulmon 22-vjeçarin, të cilin e godet në mënyrën më brutale të mundshme me grushtat në kokë dhe bark. Djalë i ri i habitur me veprimin, nuk kishte çfarë të bënte vetëm se ta “vëzhgonte”.

Pamjet e filmuar gjithashtu shfaqin edhe reagimet e pasagjerëve tjerë, të cilët as që morën mundin të ndërhynin për ta shpëtuar të riun nga sulmi i tmerrshëm.

Viktima e sulmit ka përfunduar në spital, për shkak të dhëmbëve të thyer dhe ënjtjes së fytyrës nga grushtat e burrit të paidentifikuar.

https://youtu.be/oR8xVFALGME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit