16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Bullgaria, më shumë ushtarë në Kosovë

Më të lexuarat

Më shumë se 4700 ushtarë nga 28 shtete, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s KFOR

Bullgaria do të rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë ku do të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarësh për t’iu bashkuar forcave të NATO-s (KFOR) në atë vend.

Kështu, këtë të enjte mbahet për kontingjentin ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyrat e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Aktualisht në Kosovë janë më shumë se 4700 ushtarë nga 28 shtete, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia.

NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë pas konfliktit në veri të vendit, kur në fund të shtatorit një grup paramilitar serb sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, gjatë të cilit u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, një nga liderët e partisë serbe të Kosovës dhe partisë simotër SNS, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar, por pavarësisht presionit nga Brukseli dhe Uashingtoni, ende nuk janë ngritur akuza kundër Radoiçiçit. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit