Organizata izraelite e të drejtave të njeriut, B’Tselem, ka bërë thirrje që komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e palestinezëve në Rripin e Gazës.
Sipas B’Tselem, megjithë armëpushimin në fuqi, dhjetëra palestinezë janë vrarë në sulme të vazhdueshme izraelite, ndërsa popullsia e Gazës vazhdon të përballet me mungesë ushqimi, uji dhe ndihmash jetike.
Organizata akuzoi Izraelin dhe bashkësinë ndërkombëtare për “braktisjen e jetëve palestineze” dhe kërkoi llogaridhënie për ata që “urdhëruan dhe mbikëqyrën gjenocidin”.
B’Tselem theksoi se qytetarët e botës kanë përgjegjësi morale për të kërkuar mbrojtje dhe njohje për popullin e Gazës, duke kundërshtuar përpjekjet për të fshehur krimet dhe për të lejuar vazhdimin e dhunës ndaj palestinezëve. /mesazhi
