12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Bozdağ: Sarkozy dhe nënshkruesit e kërkesës rreth Kuranit janë version perëndimor i DEASH-it

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, e ka cilësuar si barbarizëm kërkesën skandaloze të shkrimtarëve francezë dhe politikanëve të caktuar, përfshirë edhe ish-presidentin Nicolas Sarkozy, për të hequr fragmente të caktuara nga Kurani, raporton Anadolu Agency (AA).

“Treqind shkrimtarë dhe politikanë francezë, përfshirë edhe ish-presidentin francez, armikun mizor të Islamit, kanë kërkuar heqjen e disa ajeteve nga Kurani duke shpifur se ato ‘përhapin dhunë dhe atnisemitizëm’. Këta janë budallenjtë, barbarët dhe Ebu Xhehlët e shekullit 21 dhe versioni perëndimor i DEASH-it”, ka shkruar Bozdağ në rrjetin social Twitter.

“Sa e sa Ebu Xhehlë, njerëz më të fuqishëm se Sarkozy, sa armiq mizorë të Islamit kanë dashur ta zhdukin Kuranin, ta shtrembërojnë ose, kur nuk ia dilnin, të heqin disa ajete, por nuk ia dolën dot. Ata të gjithë u zhdukën, por Kurani ende ekziston dhe do të ekzistojë deri në Ditën e Kiametit”, është shprehur Bozdağ.

Zëvendëskryeministri turk ka thënë se edhe po “të mblidhen të gjithë armiqtë e Islamit”, Kurani nuk do të mund të ndryshohet, duke shtuar se është Allahu ai i cili do ta mbrojë këtë libër deri në ditën e fundit.

Ndryshe, më 22 prill në gazetën Le Parisien u publikua manifesti për “heqjen e disa ajeteve me arsyetimin se përhapin ide të dhunës dhe antisemitizmit”, e cila u nënshkruar nga 300 shkrimtarë dhe politikanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit