11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Erdoğan: E ardhmja e njerëzimit varet nga zgjidhja e çështjes palestineze

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në ndarjen e Çmimeve të Paqes “Zeytin Dağı” deklaroi se deri më tani kanë ofruar ndihmë në vlerë prej 31 miliardë dollarë për sirianët të cilët ndodhen në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan gjatë këtij eventi bëri të ditur se deri më tani kanë ofruar ndihmë prej 31 miliardë dollarë për sirianët të cilët ndodhen në Turqi.

“Atëherë pse shtetet të cilat garojnë mes vete kur thuhet fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake, e që janë në madhësi sa dyfishi, pesëfishi, dhjetëfishi i shtetit tonë, mbeten prapa nesh kur përmenden ndihmat humanitare? Sepse ndihma humanitare e cila është një punë plotësisht e ndërgjegjes dhe moralit, nuk sjellë para, nuk sjellë naftë, nuk sjellë ari, nuk sjellë fuqi politike. Këta janë aty ku ka diamant, ari dhe naftë për ta”, tha Erdoğan.

“Ato që po përjetohen në Palestinë dhe në Siri, na treguan të vërtetën e hidhur. Ne i njohëm mirë këta, po i njohim mirë, i dimë mirë dhe nuk është e mundur t’i harrojmë ato që na kanë thënë në takimet dypalëshe. Tek këta nuk ka as krijesë, as karakter njerëzor, as ndërgjegje”, theksoi Erdoğan.

Ai vuri në dukje se “E ardhmja e njerëzimit do të përcaktohet nga rezultatet e provimit që njerëzimi do ti japë në rastin e Palestinës dhe Kudsit.

“Në qoftë se nga ky provim mund të dalim me një sukses të ndershëm, atëherë si njerëzim mund të shohim me siguri edhe shpresë në të ardhmen tonë. Nëse ndodh e kundërta atëherë neve mund të na presë një e ardhme e errët ku mbizotëron persekutimi dhe ku nuk ka të drejta, liri, dhe të gjitha dimensionet morale dhe të ndërgjegjes”, tha presidenti Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit