BOTA E JETON MOSHËN E ÇMENDURISË! – Nga Kim Mehmeti

Më të lexuarat

Regjimi i ajatollahëve nuk e mori në qafë vetëm popullin iranian; ai nxiti konflikte ku humbën jetën mijëra fëmijë myslimanë të popujve të tjerë të Lindjes së Mesme.

Mirëpo është shumë perverse kur sheh e dëgjon se Izraeli i Netanjahut – i atij që kreu gjenocidin në Gazë – do t’ia sjellë “lirinë” një populli me kulturë dhe traditë aq të lashtë sa vetë shkëmbinjtë e Persisë.

Por jetojmë në një botë ku rregullat nuk vlejnë më, në një botë që po kalon moshën e çmendurisë së vet, ku asgjë nuk shpjegohet më me kodekse ndërkombëtare apo me parime njerëzore, por vetëm me logjikën e xhunglës – ku luani nuk e pyet për asgjë lepurin.

Prandaj mos pyesni çfarë po ndodh në Iran, në Gazë, në Lindjen e Mesme, në Jemen, në Ukrainë…, sepse ende nuk ka lindur njeri që mund ta shpjegojë çmendurinë. (Kim Mehmeti)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit