11.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Bllokohen të gjitha rrugët që çojnë në Banjë

Më të lexuarat

Edhe truprojat e Vuçiqit kanë tentuar të hyjnë në Banjë

 

Qytetarët e Drenicës kanë bllokuar të gjitha rrugët që të qojnë në fshatin Banjë të Skënderajt. Në këtë fshat ka pasur sot të qëndrojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, por sipas të gjitha gjasave është tërhequr nga vizita e tij pasi që i është anuluar nga Qeveria. Protestuesit që janë mbledhur në Runik kanë bllokuar edhe rrugët dytësore, të cilat Vuçiq kishte menduar t’i përdorë. Sipas burimeve ai është nisur rrugës nga Zubin Potoku për në Banjë, por është penguar nga protestuesit.

 

Edhe truprojat e Vuçiqit kanë tentuar të hyjnë në Banjë, por janë kthyer mbrapsht nga protestuesit, raporton kp. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje ka ardhur në Kosovë për vizitë dy ditore, ndërsa sot në mesditë do të largohet nga vendi. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit