12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Bezos, njeriu më i pasur në botë në katër dekadat e fundit

Më të lexuarat

Shefi i gjigantit të shitjeve në internet “Amazaon”, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në historinë moderne.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, aktualisht Bezos vlen 155 miliardë dollarë, rreth 56.5 miliardë dollarë më shumë se Bill Gates, njeriu i dytë më i pasur në botë.

Bezos ia ka kaluar Gates edhe nëse kjo llogaritet duke marrë parasysh inflacionin, Gates vlente 100 miliardë dollarë në vitin 1999, në kulmin e arritjeve “dot-com” dhe me 152 miliardët e tij, sot Bezos është njeriu më i pasur në botë që nga viti 1982.

Nëse Bill Gates do të kishte mbajtur për vete të gjitha fitimet, të cilat i ka dhënë në një pjesë të madhe fondacionit “Bill & Melinda Gates Foundation”, ai do të kishte sot një vlerë neto më shumë se 150 miliardë dollarë.

Bezos është kritikuar për mos dhurim nga pasuria e tij për bamirësi, megjithatë në qershor, Bezos, tha se ka vendosur të fokusohet në bamirësi.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit më të madh social “Facebook”, Mark Zuckerberg, tashmë zyrtarisht është njeriu i tretë më i pasur në botë, duke u renditur pas Bill Gates dhe Jeff Bezos. Aktualisht pasuria Zuckerbergut vlerësohet në 81.6 miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit