19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Berlini: Ja kush na bën me turp!

Më të lexuarat

Një bilanc dhune i ekstremit të djathtë në Gjermani

E djathta ekstreme është kërcënimi më i madh për demokracinë tonë, tha Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.

Neo-nazistët dhe ekstremistët e djathtë kryen 21.964 krime në Gjermani vitin e kaluar, njoftoi qeveria gjermane.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser paraqiti një raport të qeverisë mbi krimet e motivuara politikisht në një konferencë shtypi në Berlin.

“E djathta ekstreme është kërcënimi më i madh për demokracinë tonë dhe kërcënimi më i madh ekstremist për njerëzit e vendit tonë”, tha ajo, duke vënë në dukje se shifrat e fundit tregojnë qartë dhunën në rritje të ekstremistëve të djathtë.

Sipas një raporti të qeverisë, neo-nazistët dhe ekstremistët e krahut të djathtë kryen 1042 sulme të dhunshme ndaj emigrantëve, refugjatëve ose kundërshtarëve politikë vitin e kaluar.

Faeser tha se deri në 41 përqind e të gjitha viktimave të dhunës së motivuar politikisht ishin objektiva të sulmeve nga ekstremistët e krahut të djathtë.

Në vitin 2021, policia gjermane regjistroi 4,735 incidente ksenofobike, 3,027 krime antisemite dhe 732 krime islamofobike të urrejtjes, thuhet në raport.

“Jam shumë i shqetësuar për rritjen e madhe të numrit të krimeve antisemitike, që është një turp për vendin tonë,” tha Faeser. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit