15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Bëri thirrje për vrasjen e Vlahutin, arrestohet Myftaraj, “gojëlëshuari pa fre”

Më të lexuarat

I vetëquajtuari gazetar dhe analist Kastriot Mystaraj është arrestuar mbrëmë nga policia pasi në një shkrim të publikuar në facebook dhe më tej i ribotuar në disa media online bënte thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së në Trianë, Romana Vlahutin dhe e fyente atë personalisht.

Personi në fjalë do të hetohet për veprën penale të “thirrjeve publike për veprime të dhunshme”. Referuar nenit 223 të Kodit Penal për këtë vepër penale nëse do të dënohet, ai rrezikon nga gjobë deri në tre vite burgim.

“Çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit”, – shkruante ai.

Nuk është hera e parë që Myftaraj, i cili nuk është as gazetar dhe as publicist, por një “gojëlëshuar pa fre’, i cili krijon teori konspiracioni për çdo person publik dhe fyen pothuajse çdo grua duke kaluar madje dhe vijën e kuqe për t’u marrë me fëmijët, siç bëri me një shkrim të mëparshëm për djalin e kryeministrit, për të cilin shkruante se nuk është djali i tij biologjik.

I njohur për këtë profil të pabesueshëm dhe gati qesharak duket pak e çuditshme që policia më në fund vendosi ta marrë seriozisht, por çuditërisht sot ka nga ata që e mbrojnë dhe e quajnë arrestimin e tij si ‘dhunim të fjalës së lirë”, siç shkruan Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë./tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit