15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Berat Buzhala i shantazhon bizneset që të reklamojnë në Express, ja se si i kërcënon

Më të lexuarat

Mediat në Kosovë janë të shumta në numër, por lajmet që prodhojnë janë pothuajse identike ose kopje me njëra tjetrën. Për të mbajtur një media në këmbë duhen shumë financa. E kush më mirë se Berat Buzhala di ta bëjë këtë punë!
Berat Buzhala që u bë i pasur me shitjen e IPKO-së te sllovenët, në një çështje të lidhur ngushtë me politikanë nga PDK (Hashim Thaçi ende banon në banesën e aksionarit kryesor në Express dhe shokut të ngushtë të Buzhalës, Bujar Musa, ndërsa aksionari tjetër Akan Ismajli ishte edhe ambasador në SHBA). Çështje kjo që është hetuar shumë dhe që ende ka shumë dyshime për të.

Berat Buzhala nga një hulumtim i Balkan Insight, lidhej ngushtë edhe me kriminelin serb të veriut, Veselinovic. Buzhala së bashku me Bujar Musën dhe Akan Ismailin, kishin hapur një gurëthyes në veri të Mitrovicës, normalisht në bashkëpronësi me kriminelin serb, Zvonko Veselinovic. Kliko për lajmin e Balkan Insight.

Tani, Berat Buzhala burimin kryesor të të ardhurave e ka Gazetën Express. Për ta maksimizuar fitimin, ky përdor metoda nga më të ndryshmet. Ndërsa, metodë kryesore e ka shantazhin. Berat Buzhala shantazhon biznese dhe politikanë. Nëse bizneset dhe politikanët nuk i japin para, ky fillon sulmet e parreshtura ndaj tyre. Për të realizuar sulmet ka të angazhuar gazetarë që merren vetëm me shkrimet e lajmeve sulmuese, janë gazetarë që paguhen shuma të majme nga Buzhala.

Njëri nga këta biznesmenë e citoi një fjalë të famshe që Berat Buzhala e përdor në takime me biznese:

“Ju mundeni edhe mos me reklamu te na, nuk është problem, ama na dina me grrith shumë.”

A thua sa biznese i ka “GRRITH” deri më sot Berat Buzhala me Gazeta Express?

Gazeta Express është media që ka më së shumti padi të ngrituar ndaj saj, por është e çuditshme se si drejtësia nuk vepron ndaj saj. Nuk vepron, pasi që shumica e gjyqtarëve janë të korruptuar, e po që se një nga ta merret me rastet e Expressit, atëherë fillojnë sulmet mediale të Gazetës Express edhe ndaj atij apo asaj gjyqtareje, dhe kështu Buzhala përfiton kohë, arrin që paditë ndaj Expressit ti shtyjë në pafundësi.

Janë të shumta rastet e bizneseve që kanë pranuar të flasin për këtë fenomen, por pa pranuar të japin emra, pasi mund të pësojnë sulme nga Gazeta Express ndaj bizneseve të tyre.

Ditëve në vijim do të shfaqim edhe detaje shtesë të shantazheve ndaj bizneveseve që bën Gazeta Express.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit