17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

BeH, niset autokolona me ndihma për popullin e Sirisë

Më të lexuarat

Autokolona e dytë humanitare me pesë kamionë me miell për popullin e Sirisë është nisur sot nga Klokotnica, në verilindje të Bosnjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatore është Organizata humanitare e BeH-së Forumi Ndërkombëtarë i Solidaritetit-EMMAUS.

Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim dhe zhvillim Elmedin Shkrebo, në FNS-EMMAUS rikujtoi se autokolona e parë me 25 ton miell është dërguar më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

“Atëherë brenda në një kohë shumë të shkurtër kemi arritur të mbledhim një kamion me miell të cilin e dërguam së bashku me autokolonën që shkonte nga Stambolli në jug të Turqisë. Kësaj radhe kemi grumbulluar pesë kamionë me miell me ndihmën e qytetarëve të BeH. Duhet të përmend edhe bashkëpunimin me disa qendra të Bashkësisë Islame”, sqaron Shkrebo./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit