20 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Albright: Do të regjistrohem myslimane

Më të lexuarat

Ndërsa pritet që Donald Trump të nënshkruajë urdhrin për ndalimin e hyrjes së muslimanëve nga disa shtete në Amerikë, ish sekretarja e shtetit ka thënë se është gati të regjistrohet si muslimane

 

Ish sekretarja e ShBA-së, Madeline Albright, ka thënë se do të regjistrohet si muslimane, për t’u solidarizuar me besimtarët islam në Amerikë.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është duke bërë gati vendimin që do të afektojë imigrantët, vecanërisht ata të besimit islam, duke u kërkuar që të regjistrohen në një regjistër të vecantë, transmeton Klan Kosova.

“U rrita katolike, për t’u bërë episkopliane, ndërsa më vonë mora vesh që familja ishte me prejardhje hebreje. Jam gati të regjistrohem si muslimane në mbështetje”, ka shkruar Albright në llogarinë e saj në Twitter.

Pritet që Trump së shpejti të nënshkruajë urdhrin që do të ndalojë hyrjen në ShBA të migrantëve nga disa shtete, kryesisht muslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit