11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

BE para shkatërrimit, si dikur Jugosllavia e Titos

Më të lexuarat

Njëherë e një kohë në Evropë ishte një federatë. Shtrihej nga Alpet deri në Adriatik dhe kapte linjën që ndante perëndimin e krishterë dhe Perandorinë Bizantine, shkruan Washington Post duke tërhequr paralele mes Bashkimit Evropian dhe Jugosllavisë së dikurshme.

Federata premtonte se përgjithmonë do t’i ndalte luftërat që gjatë tërë historisë i ndanin popujt e saj. Ishte ndërtuar uniteti dhe ndërvarësia përmes valutës së përbashkët dhe lëvizjes së lirë të punës dhe kapitalit.

Duke u angazhuar për paqe, për barazi dhe të drejta të njeriut, federata ka ofruar një “zgjidhje të tretë” e cila gjendej diku në mes të kapitalizmit amerikan dhe vetëqeverisjes.

Gjithashtu u ofronte qendër alternative shteteve të cilat nuk ishin të kënaqura që t’i zgjedhin aleatët në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Rusisë.

Por, Jugosllavia u shkatërrua më 1991, përmes një dekade të përshkallëzimit të konflikteve. Shkatërrimi u shoqërua me rikthim të konflikteve etnike, më të përgjakshme se ato të Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës ishte krijuar federata.

“Nuk do të ekzagjeroj në analogjinë në mes të Jugosllavisë dhe Unionit të tashëm të trazuar Evropian. ‘Socializmi i tregut’ jugosllav ishte më autoritar se socialdemokracia evropiane. Nuk është historia e ‘vëllazërim-bashkimit’ në vend dhe e ‘të painkuadruarve’ jashtë që e mbante Jugosllavinë, por dora e çeliktë e liderit Josip Broz Tito, të cilin pas vitit 1980 e trashëguan burokratët e pasuksesshëm dhe jo të duhur”, shkruan Washington Post.

Fundi i rivalitetit të BRSS-së dhe SHBA-ve ka zbutur tensionet në mes të Lindjes dhe Perëndimit, por jo edhe rivalitetin e popujve të Jugosllavisë.

“Megjithatë, nuk dua ta nënvlerësoj analogjinë. Si Bashkimi Evropian, edhe Jugosllavia vazhdimisht ishte përpjekur të korrigjonte rivalitetet e rrënjosura në rrugë burokratike, si në mes të shqiptarëve dhe serbëve, ashtu edhe në mes të serbëve dhe kroatëve. Ndryshimet në udhëheqje, të dyfishimit të institucioneve dhe ndryshimeve në Kushtetutë nuk ia kanë dalë kurrë të ndalin rivalitetet e përmendura, ndonëse pothuaj të gjithë popujt e Jugosllavisë flisnin me gjuhë të njëjtë”, shkruan ditorja amerikane.

Tito kishte përdorur rritjen ekonomike nga huamarrja, për të blerë paqen. Por, kur faturat vijnë të paguhen, masat fiskale të kursimit janë faktor shtesë nervozizmi.

Pra, kriza me të cilën Evropa përballet sot, nuk është krejtësisht e pashembullt. Nuk është fjala vetëm për krizën ekonomike dhe financiare. Pyetja më e rëndësishme është se si, dhe nëse në përgjithësi, ndonjë konfederatë shumëkombëshe mbijeton në masën tokësore në mes të Atlantikut dhe Uralit? Si mundet Bashkimi Evropian ta shmangë fatin e çdo perandorie apo konfederate të mëparshme të historisë evropiane?

Nëse ne i shikojmë gjërat në këtë mënyrë, e ardhmja e Evropës nuk duket e ndritshme./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit