8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Holande: Nuk përjashtohet intervenimi ushtarak në Siri

Më të lexuarat

Presidenti francez, Francois Holande, vlerësoi se pas masakrës në qytetin Houla nuk përjashtohet një intervenim ushtarak në Siri, me kusht që kësaj t’i paraprijë një diskutim në KS të OKB-së. “Duhet sjellë sanksione dhe ato duhet të ashpërsohen.

Për këtë do të bisedoj me Vladimir Putinin, sepse ai do të vijë të premten në Paris. Ai qëndroi në prapaskenë më së shumti së bashku me Kinën lidhur me sanksionet ndaj Sirisë, por duhet t’i bindim që nuk guxojmë ta lejojmë regjimin e Al Assadit që të kryejë masakra ndaj popullit të vet”, tha Hollande. Presidenti francez shtoi se në fillim të qershorit do të mbahet një konferencë e miqve të Sirisë, në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita siriane./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit