13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Balerina e parë me hixhab Stephanie Kurlow dëshiron ta bashkoj botën (Video)

Më të lexuarat

Adoleshentja Stephanie Kurlow dëshiron që të bëhet balerina e parë me hixhab, ndërsa kjo do t’i mundësohet nëpërmjet një burse të kompanisë Bjorn Borg.

Björn Borg është prodhues i pajisjeve sportive që është emërtuar sipas tenistit të njohur suedez. Kompania, e frymëzuar nga tregimi pozitiv i 14 vjeçares vendosi t’i jap mundësi australianes e cila me shembullin e saj dëshiron ta bashkoj botën.

Balerina e re pas pranimit të islamit hasi pengesë për të përmbushur ëndrrën e saj për shkak të mos pasjes së një veshje “adekuate”. Edhe krahas kësaj ajo vendosi të bëhet një balerinë profesionale, ndërsa për ta zgjidhur problemin material kërkoi ndihmë. Duke iu falënderuar tubimit të parave nëpërmjet internetit dhe partneritetit me Bjorn Borg, ajo fitoi rastin të hyjë në histori.

“Dëshiroj të ndikoj pozitivisht në bashkimin e botës kështu që do të jem balerina e parë me hixhab. Dua të jem inspirim për njerëzit tjerë që të kenë vetëbesim në realizimin e ëndrrave”, tha Kurlow e cila Islamin e ka pranuar në moshën tetë vjeçare.

https://www.youtube.com/watch?v=MYsFBDkH3uQ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit