15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Bahrejni dhe EBA hapin korridore për “Qatar Airways”

Më të lexuarat

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) njoftoi se Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë pranuar të hapin një pjesë të hapësirave të tyre ajrore për shoqërinë ajrore katarase “Qatar Airways”.

Bahrejni dhe EBA kanë hapur disa korridore ajrore për “Qatar Airways”,- njoftoi Anthony Philibin, zëdhënësi i ICAO-s me seli në Montreal të Kanadasë. Në mesin e këtyre korridoreve gjenden edhe korridore të përkohshëm dhe për situata emergjente, shtoi ai.

Në komunikatën e saj ICAO bën të ditur se organizata që nga 5 qershori e këtej është duke punuar me shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme për të siguruar një korridor të lirë ajror për kompaninë “Qatar Airways”.

Pas ankesës së Katarit Këshilli i ICAO-s në fund të muajit të kaluar kishte mbajtur në Montreal një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

ICAO u kishte bërë thirrje shteteve në fjalë të respektojnë Marrëveshjen e Çikagos (Marrëveshja e Aviacionit Civil Ndërkombëtar) dhe të vazhdonin bashkëpunimin për mbarëvajtjen e aviacionit civil.

Në lidhje me këtë thirrje (për respektimin e Konventës së Çikagos nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti) ministri i Transportit dhe Komunikacionit të Katarit, Xhasim al-Saliti ishte shprehur se Katari “ka shënuar progres duke i detyruar shtetet që i kanë vendosur bllokadë të respektojnë marrëveshjen”.

Ai po ashtu kishte theksuar se shtetet në fjalë po bëjnë diskriminim duke zbatuar bllokadë ajrore kundër Katarit dhe kjo përbën shkelje të Marrëveshjes së Çikagos.

Kriza në rajonin e Gjirit filloi më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Katër shtetet në fjalë me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve i kanë paraqitur Dohës zyrtare një listë me 13 kërkesa, por Katari ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit