6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arti i vështirësimit të rrugës për xhenet

Më të lexuarat

Nga: Dr. Aid Elkarnij

Arti i vështirësimit të rrugës për xhenet

Disa njerëz, janë shndërruar në mjeshtër të vështirësimit të rrugës për në xhenet. Ata ndihen sikur të kishin çelësat e xhenetit në xhep, duke futur në xhenet kë dëshirojnë dhe duke refuzuar të tjerët. Ata sikur mbajnë në duar indulgjencat, mëshirojnë dhe ndëshkojnën sipas dëshirës. Me tu përballur me ndonjë gjynahqar, menjëherë marrin flakë dhe i tregojnë vendin, xhehenemin, duke i bërë be e rrufe se xhenetin s’kanë për ta parë me sy. E kur u flitet për njerëzit e bindur ndaj Zotit dhe të devotshëm, nxjerrin arsenalin e dyshimeve, akuzave dhe mangësive në veprat e tyre. Nëse dëgjojnë tekstet e mëshirës dhe dhembshurisë hyjnore, nuk i pranojnë siç janë, por i interpretojnë. Një herë, dëgjova një person i cili i interpretonte hadithet që flasin për shlyerjen e gjynaheve. Kështu, për hadithin:”Kush thotë: Subhanallahi ve bihamdihi, subhanallahil adhijm” njëqind herë në ditë, i fshihen gjynahet edhe sikur të jenë si shkuma e detit” ai bënte komentin e tij vetjak duke thënë:”Hadithi nuk duhet kuptuar tekstualisht, pasi jo të gjithë gjyhet fshihen, aq më tepër ato të rënda. Duhen plotësuar disa kritere që të fshihen të gjitha gjynahet, kritere që nuk i ka cekur hadithi.”
Me këtë, ai sikur kritikon Profetin a.s. Kur iu citua hadithi:”Kush thotë “La ilahe il-lallah” me sinqeritet dhe zemër, ka hyrë në xhenet.” Ai komentoi:”Hadithi nuk duhet kuptuar tekstualisht. Duhet të dimë se duhen plotësuar disa kritere, që dikush të fitojë xhenetin me një fjalë.” Kjo, edhe pse ai që ka thënë hadithin, është vetë profeti Muhamed a.s dhe i dërguari i Zotit, njohësi më i mirë i kuptimeve të fjalëve dhe objektivit hyjnor, njeriu më i devotshëm mbi faqe të tokës.
E kështu, vazhdojnë njerëz të tillë ta vështirësojnë xhenetin, duke i bërë të mirët të dyshojnë në veprat e mira, e të ligjtë të mos pendohen për gjynahet. Për tu kujtuar njerëzve vlerën e pendimit dhe për dhembshurinë e Zotit për ta, as që bëhet fjalë.
Nëse gjejnë një tekst që flet për ndëshkimin, e citojnë tekstualisht dhe pa i bërë asnjë koment, madje mund të shtojnë diçka edhe më të rreptë dhe frikësuese. Kur dikush citoi hadithin:”Nuk hyn në xhenet thashethemexhiu” ai shtoi:”Kjo do të thotë se thashethemexhiu do të qëndrojë përjetësisht në zjarr dhe do të privohet nga xheneti.” Në fakt, hadithi nuk e thotë diçka të tillë.
E nëse një hadith apo ajet flet për faljen, mëshirën dhe dhembshurinë hyjnore, si dhe për shpresën e madhe për të fituar xhenetin, ata menjëherë ia ndryshojnë kuptimin, duke e nxjerrë nga konteksti. Një linjë e tillë e vështirësimit të rrugës për xhenet, shkakton pakënaqësi, dekurajim, humbje të shpresës dhe plogështi, saqë disa pohojnë: Meqë nuk na pranohet pendimi edhe po të pendohemi, ashtu siç nuk na pranohet veprat e mira pasi përmbajnë syfaqësi, atëherë përse duhet të lodhemi për vepra të mira?!”
Jam takuar me të rinj të demoralizuar, të cilëve u është vështirësuar rruga e parajsës, saqë herë pas here përsërisnin togfjalëshin:”E çfarë vlere ka lutja dhe namazi jonë, përderisa jemi zhytyr në gjynahe?!”
Të tjerë ishin bërë gjithë vesvese nga frika e madhe që i kishte kapluar pas një ligjërate terrorizuese, predikimi plot panik e frikë dhe një entuziazmi që u kanosej gjynahqarëve me zjarr. Porta e shpresës tek mëshira e Zotit, qëndron shumë larg ligjëruesve të tillë.
Pyetja që shtrohet është:”Kush ia dha këto kompetenca kësaj shtrese kokëfortë dhe radikale, që t’ia japin xhenetin kujt të duan dhe të privojnë të tjerët?! Kush ua dha të drejtën të komentojnë tekstet e shenjta, larg kuptimit të tyre të vërtetë?
Për ta, tekstet e mëshirës dhe dhembshurisë, kanë një kuptim tjetër, që nuk i korrespondon atij që duket në pamje të parë. Sakaq, tekstet që flasin për ndëshkimin dhe ferrin, kanë kuptimin literal. Madje, këtyre teksteve u shtohen edhe fraza ndëshkuese të tjera.
Transmeton imam Muslim se Ebu Dher ka thënë:”Më tha Profeti a.s:”Xhibrili a.s më solli sihariqin se kushdo që vdes nga umeti yt, me shehadetin (la ilahe il-lallah Muhamed resulullah) në gojë, ka hyrë tek banorët e xhenetit.” Unë e pyeta:”Edhe nëse kryen marrëdhënie jashtëmartesore dhe vjedh?!” Profeti a.s mu përgjigj:”Edhe nëse kryen marrëdhënie jashtëmartesore dhe vjedh.” Unë e pyeta:”Edhe nëse kryen marrëdhënie jashtëmartesore dhe vjedh?!” Profeti a.s mu përgjigj:”Edhe nëse kryen marrëdhënie jashtëmartesore dhe vjedh.” Unë e pyeta:”Edhe nëse kryen marrëdhënie jashtëmartesore dhe vjedh?!” Profeti a.s mu përgjigj:”Edhe nëse kryen marrëdhënie jashtëmartesore dhe vjedh, për inat të Ebu Dherit.”
Megjithatë, njerëz të tillë e interpretojnë sipas qejfit hadithin, duke e nxjerrë nga konteksti i tij.
Po, përse të mos i kuptojmë tekstet e Kuranit dhe sunetit, ashtu siç janë, mes frikës dhe shpresës? Përse të mos jemi me thënien e hazreti Aliut, i cili thotë:”Fakih i vërtetë, është ai që i mban njerëzit mes shpresës tek mëshira e Zotit dhe frikës nga ndëshkimi i Tij.”
Kjo ka qenë linja e ndjekur nga dijetarët në çdo kohë. Në librin e Tij, Zoti bashkon mes shpresës, frikës dhe mëshirës. U thuaj robërve të Mi, se Unë jam Falësi i Gjithëmëshirshëm, dhe se ndëshkimi Im është ndëshkim i dhembshëm.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit