Arritjet e luftës po zbehen përballë këmbënguljes së Netanyahut për të vazhduar luftimet

Më të lexuarat

Arritjet e luftës po zbehen përballë këmbënguljes së Netanyahut për të vazhduar luftimet
Nga: Majkëll Milshtain për “Yedioth”

Kur nuk ka një strategji, shpërndajnë iluzione: fitorja absolute në Gaza mbështetet në hipotezën se më shumë forcë do të zbusë Hamasin, dhe se gjithmonë po shfaqen “shenja thyerjeje” te kjo organizatë. Ekziston një besim i palëkundur se plani i Trump për Gazën është i zbatueshëm, ndonëse asnjë shtet nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me të, vetë Uashingtoni po humb interesin, dhe se do të arrijmë, përmes bombardimeve dhe zbrazjes së kampeve të refugjatëve në Bregun Perëndimor, të fshijmë nga vetëdija palestineze kujtimin e refugjatit, të arrijmë zhvendosjen e tyre dhe të krijojmë një pozicion të ri. Po ashtu, besojnë se jemi në rrugën drejt formësimit të një Lindjeje të Mesme të re, më të qëndrueshme dhe më miqësore ndaj Izraelit.

Mungesa e strategjisë izraelite mbështetet në një element të ri – por në të vërtetë të vjetër: pushtimi i tokave – në Gaza, në Siri, dhe në mënyrë më të kufizuar edhe në Liban. Kjo mishëron konceptin e ri: “Arabët kuptojnë vetëm kur u merr tokë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit