16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrihet marrëveshja për Qeverinë e re serbe, përjashtohen pakicat

Më të lexuarat

Partitë politike në Serbi SNS, SPS dhe koalicioni si dhe URS kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë dhe ndarjen e mandateve ministrore.

Ky koalicion qeveritar i përbërë nga dy partitë kryesore Partia Përparimtare Serbe e ish-presidentit Tomislav Nikoliq dhe Partia Socialiste Serbe e Ivica Daçiq, do të ndajnë postet kryesore ministrore, ndërsa ato të financave do të udhëhiqen nga Unioni Rajonal i Serbisë i udhëhequr nga Mladan Dinkiq, i cili do të jetë ministër i ekonomisë dhe financave në kabinetin e ri qeveritar.

Programi i ri qeveritar parasheh disa pika kyçe për reforma, zhvillim ekonomik, ndërsa në plan të parë theksohet shpejtimi i procesit evroinegrues dhe zgjidhja e problemit të Kosovës. Liderët e SNS dhe SPS kanë theksuar se prioritet i tyre do të jetë me theks të veçantë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ish-pasardhësi i Sllobodan Millosheviq, Ivica Daçiq do të jetë kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme, ndërsa Aleksandar Vuçiniq nga SNS do të jetë në postin e ministrit të mbrojtjes. Në qeverinë e re nuk është përfshirë asnjë nga partitë e pakicës boshnjake, rome, shqiptare, myslimane, etj. Nga ana tjetër, disa nga mediat serbe kanë raportuar se në kuadër të koalicionit një ministri pritet ti ndahet Rasim Lajiç, partneri i deritanishëm i Partisë Demokratike të Tadiq dhe ministër i deritanishëm. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit