6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Berisha-Opozitës: Ndal sulmet, jemi të hapur për kontroll

Më të lexuarat

TIRANË-Në mbledhjen e radhës së qeverisë, Kryeministri Sali Berisha ftoi sot opozitën të ndalë sulmet ndaj qeverisë dhe investitorëve. Kreu i qeverisë tha se opozita është e mirëpritur të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë së tij mbi koncensionet e privatizimet.

“Do ftoja opozitën të heqë dorë nga sulmet mjerane kundër investitorëve, të deklaratave bajate të anullimit të kësaj apo asaj privatizimi e koncensioni. Opozita është e ftuar, e mirëpritur të kontrollojë në çdo qelizë veprimtarinë e kësaj qeverie. Por sulmi në bllok kundër invetstimeve të huaja dhe iniciativës së lirë është kundërproduktiv jo për vetëm për opozitën, por nuk është i mrië dhe për vendin’.

Sipas Berishës, roli i opozitës nuk duhet të jenë sulmet për inat të qeverisë.

‘Pas cdo vendimi tonë për t’i hapur rrugë iniciativës së lirë, opozita del e zotohet se do anullojë atë. Roli isaj është të kontrollojë, të bëjë tansparencën, të shqelmojë cdo gjë, Dhe t’u premtojë bizneseve taksën e Marksit. Opozita duhet të ndjekë zhvillimet dhe të matet 10 herë kur mendon të rrisë taksat 10 herë në një kohë shumë delikate për shqiptarët. Nuk është ajo rruga të shkatërrosh vendet e punës për një inat të qeverisë”.

Sipas tij, është bërë zakon pas cdo vendimi të qeverisë për t’i hapur rrugë iniciativës së lirë opozita del zotohet se do ta anulojë atë. “Ardhja e saj në qeveri mbetet horizont i paarritshëm sa të vazhdojë në këtë mënyrë”- tha Berisha.

PUNËSIMI
Kryeministri Berisha i është referuar sërish sot punësimit ndërsa ka theksuar se rritja e punësimit në Shqipëri është bërë falë sipërmarrjes private. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi nga ministritë të ndërmarrin reforma për të bërë të mundur nxitjen e sipërmarrjes private dhe favorizimin e bizneseve që punësojnë më shumë.

“E gjithë axhenda e ministrive tuaja duhet të rishqyrtohet në përputhje me punësimin si interesi më jetik për qytetarët shqiptar. Nëse ia kemi dalë që mos të kemi rritje të papunësisë duhet të bëjmë gjithçka që të kemi ulje edhe më të mëdha dhe kjo është absolutisht e mundur por të shohin pas çdo sipërmarrje private, pas çdo reforme që i kontribuon asaj dhe punësimit të shqiptarëve” shtoi Berisha.

Kryeministri gjithashtu parlajmëroi se kriza ekonomike botërore nuk do të jetë e shkurtër.
‘Kriza nuk është afatshkurtër, me një shkak, është krizë multidimensionale me shumë shkaqe. Ne kemi fatin e madh të kemi një model që i rezistoi krizës”.

(d.b/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit