16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Arrestohen për shkak të racës dhe kompensohen me vetëm nga një 1 dollarë

Më të lexuarat

Dy burrat me ngjyrë të zezë që u arrestuan muajin e kaluar në një nga kafiteritë e Starbucks në Philadelphia kanë fituar një kompensim për dëmin ndaj tyre me qytetin.

BBC raporton se Rashon Nelson dhe Donte Robinson do të pranojnë nga një shumë simbolike prej 1 dollarësh dhe premtimin e zyrtarëve për të marrë pjesë në programe për ndërmarrës të ri në qytet.

Arrestimi i tyre kishte ndodhur derisa kanë qenë duke e pritur një mik të tyre në kafiteri.

Starbucks prej këtij rasti ka filluar trajnimet e punëtoreve të vet në edukimin e trajtimit të njerëzve në mënyrë të barabartë pavarësisht racës.

Megjithë fushatat e mëdha kundër racizimit, ai akoma është gjallë në qendra kryesore perëndimore. Dëmshpërblimi është një tallje me atë se çfarë realisht u kanë bërë këtyre njerëzve. Vetëm Islami mund ta shkatërrojë racizmin dhe askush tjetër. Këtë shumë mirë e kishte kuptuar Malcom X kur kishte thënë se vetëm Islami e mund racizmin. Bota ka dështuar dhe do të dështojë derisa është larg mësimeve të fesë Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit