9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Arkëtari i Vatikanit akuzohet për krime seksuale

Më të lexuarat

Arkëtari i Vatikanit dhe figura më e lartë katolike e Australisë, kardinali George Pell, u akuzua për krime seksuale në Australi.

“Kardinali Pell përballet me akuza të shumëfishta dhe ankuesit janë të shumtë”, tha policia në shtetin Viktoria.

Policia tha se ka ngritur akuzat, pasi mori këshilla nga prokurorët.

Pell, i cili ka selinë në Vatikan, i mohoi akuzat.

Kisha tha përmes një deklarate se Pell do të kthehet në Australi, sa më shpejt që të jetë e mundur, “për të pastruar emrin e tij”.

Kardinali Pell nuk është vetëm kleriku më i lartë i Australisë, por edhe një nga zyrtarët më të lartë në botën katolike.

Për dy dekada ai ka qenë figurë kryesore në debatin e Kishës për çështjet si homoseksualiteti dhe AIDS-i. /Rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit